Kyresore » 2012 » Korrik » 27 » Laporta sulmon drejtuesit e Barçës
4:55 PM
Laporta sulmon drejtuesit e Barçës
Ish-presidenti i Barcelonës, Johan Laporta, ka akuzuar numrin 1 aktual të katalanasve, Sandro Rosell, se nuk beson në stilin e lojës së bukur që ka zhvilluar klubi gjatë këtyre viteve. Rosell emëroi Tito Vilanovën si trajner pas largimit të Pep Guardiolës, një lëvizje që sipas Laportës është bërë vetëm për të qetësuar tifozët.
"Duke njohur mirë ata që drejtojnë aktualisht Barcelonën, mendoj se emëruan Tito për të ndalur në një mënyrë goditjen e rëndë që i dha largimi i Guardiolës, pasi ata vetë nuk besojnë të mënyra se si Johan Krujf e shihte futbollin”,tregoi ai për "Radio 4”."Emërimi i Vilanova ishte një reagim ndaj frikës se tifozët nuk do ta pranonin një ndryshim në modelin sportiv që paraqet skuadra në fushë. Bordi i Rosell nuk ka prekur asnjë gjë me dorë kur bëhej fjalë për çështje sportive. Vendimi i tyre i parë ishte të emëronin Vilanovën dhe presim të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

"Unë e njoh Tito dhe shpresoj që gjërat t’i shkojnë sa më mirë, pasi kjo do të thotë se edhe klubi po funksionon. Por uroj që kur të ketë situata të vështira, drejtuesit e klubit të jenë në të njëjtën anë me skuadrën dhe trajnerin”,u shpreh ish-presidenti i katalanasve që ka konfirmuar se do të kandidojë në të ardhmen për t’u kthyer përsëri si numri 1 në këtë klub.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus