Kyresore » 2012 » Maj » 23 » Largimi i Guardiolës, traumatik
2:43 PM
Largimi i Guardiolës, traumatik
Mbrojtësi i Barcelonës Gerrard Pique u shpreh se largimi i Pep Guardiolës nga stoli i Blaugranave do të jetë traumatik. "Kur ai ishte teknik, unë u bëra lojtar më i mirë. Kam një marrëdhënie të përkryer me të, ndaj ikja e tij do të jetë traumatike. Por ne do të ecim me Titon përpara. Është zëvendësimi i duhur për ne", tha mbrojtësi katalanas. Ai foli më pas për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbao më 25 maj, e cila luhet në "Vincente Calderon" të Madridit. "Ne nuk jemi favoritë. Kjo do të jetë e ngjashme me atë të vitit 2009. Bielsa është një trajner i madh. Do të jetë ndeshje e fortë", u shpreh Pique. Më pas ai reagoi edhe ndaj deklaratës së Cristiano Ronaldos, që tha se Reali i mbylli ciklin e sukseseve Barcelonës. "Ne kemi bërë një sezon të madh. Kemi luftuar në momente vendimtare. Kemi edhe një mundësi, kupën. Janë ata që e kanë ndryshuar cikël, por do të fitojnë një tjetër titull vetëm nëse ua japim ne", përfundoi mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus