Kyresore » 2012 » Shkurt » 7 » Laureus 2011 shkon për Barcelonën
10:22 AM
Laureus 2011 shkon për Barcelonën
Barcelona vendos në muze një tjetër trofe, por këtë herë jo pas një 90 minutëshi të luajtur në fushë. Skuadra katalanase është vlerësuar me çmimin Laureus si ekipi më i mirë për vitin 2011. Në ceremoninë e zhvilluar në Londër, kampionët e botës lanë pas ekipin kampion të NBA, Dallas Mavericks, skuadrën Red Bull, Zelandën e Re në rugby dhe Anglinë në cricket. Në fjalën e tij, presidenti katalanas, Sandro Rosell, premtoi se Barcelona do të vazhdojë të prodhojë vlera të mëdha sportive. Ndërkohë, përsa i përket çmimieve Laureus për sportistët individualë, tenisti serb Novak Djokovic u shpall kampioni i vitit 2011, ndërsa për femrat u nderua atletja keniane Vivian Cheruiyot
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus