Kyresore » 2012 » Mars » 20 » Lazio, Cana bën gati valixhet?
5:27 PM
Lazio, Cana bën gati valixhet?
Ndeshjet e pakta të luajtura dhe problemet e shpeshta fizike mund të shtyjnë Lorik Canën të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra e Lazios. Mesfushori shqiptar, i ardhur gjatë verës së shkuar nga turqit e Galatasaray te skuadra romane është shprehur se nëse nuk luan rregullisht mund të largohet nga Lazio. " Nëse nuk luaj rregullisht në këtë pjesë të fundit të kampionatit nuk e përjashtoj mundësinë e një largimi në fund nga Lazio. Por eksperienca ime te ky klub ka qënë pozitiv. Dëmtimet kanë penguar paraqitjen time sa më të mirë, por po jetoj një periudhë tejet të bukur këtu në Romë", është shprehur për "Nacionalalbania.com" ish mesfushori i Marsejës, Sunderland dhe Galatasaray.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus