Kyresore » 2012 » Dhjetor » 4 » LeBron James lojtari i vitit në SHBA
1:40 PM
LeBron James lojtari i vitit në SHBA
Basketbollisti i Miami Heat, LeBron James është shpallur atleti më i mirë për vitin 2012, nga revista amerikane "Sports Illustrated".Lojtari 27-vjeçar, James këtë vit me Miamin fitoi titullin e tij të parë në NBA dhe morri çmimin, për të tretën herë, si lojtari më i vlefshëm në ligën amerikane profesionale (MVP). Ai u shpall gjithashtu MVP i finaleve të NBA dhe me ekipin kombëtar amerikan fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Londër.James është vetëm basketbollisti i gjashtë që fitoi këtë çmim të kësaj gazete prestigjioze "Illustrated Sports" që nga themelimi i saj në vitin 1954. Para tij këtë njohje e ka marrë edhe bashkëlojtari i tij tek Miami, Dwyane Wade në vitin 2006.Kujtojmë se James me kombëtaren amerikane të basketbollit në lojërat Olimpike të Londrës ishin ekipi i vetëm i pamposhtur duke shënuar rekord prej tetë fitoreve radhazi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus