Kyresore » 2013 » Janar » 9 » Leo Messi, dedikim për Gerd Muller
4:35 PM
Leo Messi, dedikim për Gerd Muller
Leo Messi ka kujtuar Gerd Muller-in pasi i theu rekordin e golave të shënuar për një vit kalendarik duke i dërguar një fanellë të dedikuar të Barcelonës. Ylli argjentinas, i cili të hënën fitoi Topin e Artë për herë të katërt radhazi, ka shkruar në fanellë: "Për Gerd Muller. Respekt dhe admirim. Të përqafoj!”Fanella e Messi-t u shoqërua edhe me një letër të presidentit të klubit katalanas, Sandro Rosell, për Karl-Heinz Rummenigge, drejtorin ekzekutiv të Bayern Munchen.Në tekstin e kësaj letre, sipas ‘Marca’, Rosell shpreh "vlerësimin për figurën e Gerd Muller” dhe konsideron rekordin e ish-sulmuesit gjerman "një motiv dhe stimul më shumë për Messi-n”, transmeton TCH.Leo Messi shënoi 91 gola në vitin 2012, ndërsa Gerd Muller kishte shënuar 85 në vitin 1972.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus