Kyresore » 2012 » Mars » 22 » Leo Messi tjeter, pertej atij qe njohim ne fushe
5:56 PM
Leo Messi tjeter, pertej atij qe njohim ne fushe
"Normal” jashte fushe , nje gjeni kur eshte brenda, shenuesi rekordmen i Barce’s ka ndryshuar shume pak nga djali i turpshem 12 vjecar qe ishte kur erdhi ne fillim. Por a do jete gjithmone keshtu ?Lionel Messi nuk u pa te bridhte jashte, mbremjen e se Martes. Nuk kishte intervista pas ndeshjes pasi kishte thyer rekordin e 233 golave, ashtu sic nuk kishte edhe kanatjere te stampuar me numrin magjik ne gjoksin e tij, poshte fanelles.Eshte nje djale "teper i zakonshem” shprehet Gerard Pique per 24 vjecarin qe tashme ka shenuar me shume gola per Barcelonen se cdo kush tjeter ne historine 113 vjecare te klubit. Pique, lojtari me elokuent ne Nou Camp, eshte gjithmone i vlefshem kur deshiron te mesosh mbi djalin me te cilin ai ndante te njejten dhome zhveshje para 12 vjetesh. "Mbaj mend ditet e tij te para ne klub, menduam se nuk dinte te fliste,” thote Pique ne nje interviste per El Pais ku e portretizon Messin si "tabelen e qitjeve” te shakave ne dhomen e zhveshjeve duke shtuar: " Sot e nderrova baterine e celularit tim me te celularit te tij dhe ai se ka dalluar dot. Ai sillej verdalle ne dhomen e zhveshjes duke pyetur per nje karikues : Sapo e kam karikuar telefonin dhe bateria paska rene ne zero.”Te marten Pique u pyet perseri: Cfare tipi eshte Messi? A ka ndryshuar ai nga tipi i mbyllur , qe shoket e skuadres keshillonin te mos i nderhynin ne stervitje nga frika mos e demtonin ? " Si person eshte plotesisht i njejti. ”thote Pique. "Nese vendosni 13 vjecarin Leo ngjitur me 24 vjecarin Leo do shikoni qe nuk ka ndryshuar aspak.”Kontrasti me Maradonen e hedhur eshte shume i qarte. Dy lojtare fushe, por ndersa Maradona ka shfrytezuar kohen jashte futbollit per qejf gjate qendrimit te tij ne Barcelone, ne dem te tij, per Messin loja mbaron kur arbitri fishkellen bilbilin e fundit te ndeshjes. Ai terhiqet ne shtepine e tij qe e ndan bashke me te dashuren e tij Antonella ne Casteldefells, nje qyteze e vogel poshte bregdetit te Barcelones. Vellai i tij Rodrigo jeton ne te njejtin kompleks bashke me gruan dhe dy femijet e tij, Agustin dhe Morena. Shoku i Messit dhe bashkelojtari te Barcelona, Mascherano jeton po ashtu prane. 

Prinderit e Messit, nje vella i madh tjeter, dhe motra e vogel jetojne ne Rosario, Argjentine, ku Messi shkon cdo vere dhe cdo Krishtlindje, duke udhetuar 250 milje nga Buenos Aires, per te qene ne shtepi perseri dhe per te luajtur me djalin e vellait, nipin Tomas.
Babai – i cili mbetet akoma definicioni me i afert i nje menaxheri per Messin – udheton rregullisht per ne Barcelone dhe mamaja e tij e ben udhetimin kur mundet, duke e kenaqur djalin e saj me gatimin e tij te preferuar Argjentinas, Milanesa e gatuar ne shtepi. ( biftek i prere holle, mbuluar me copeza buke dhe i pjekur ne grill ose i skuqur).

Ne Rosario ose ne Castelldefels, Messi mund te jetoje nje jete normale. Del shume rralle jashte, nuk konsumon as alkool dhe as duhan. Fle gjume gjate festave, nxjerr qenin per te ecur ne bregdet, shpesh shkon ne kinema me Antonelen.
E dashura e tij eshte motra e nje shoku te femijerise se tij, dhe ka plane qe nje dite te nisin nje familje sebashku, por jo plane per nje dasem – jo nje dasme qe mund te dale ne faqet e revistave.
Neveria qe ai ndjen ndaj faktit te te qenurit qendra e vemendjes kur ai nuk e ka topin ne kembe tregon nje ane tjeter te karakterit te tij, preferon te mos duket. "Ai behet me turp kur njerezit e veshtrojne” ka thene ish kapiteni i Argjentines, Juan Sebastian Veron per biografine e Messit, Leonardo Faccio. Ish Kapiteni kujton se si Messi do te qendronte ne dhomen e tij kur Hoteli ishte plot me vizitore, gjate Kupes se Botes ne Afriken e Jugut.

Ashtu si nuk ka ndryshuar jashte fushes, Pique thote qe Messi eshte i njejti lojtar ne fushe qe nga koha kur ju bashkua Barcelones. "Mund ta shihje qe ishte shume me i mire se te tjeret, por nuk mund ta dije kurre nese ai kur te behej pjese e skuadres se te rriturve do te bente te gjitha ata qe ai i bente kur ishte ne skuadren e te rinjve. Por eshte e njejta si ne kohen kur ai ishte 13 vjec dhe luante kundrejt skuadrave lokale te moshave. Ai luan te njejten loje, vetem se tani e luan ne La Liga dhe ne Champions League.”
Per sa kohe mund te zgjase nje prefeksion i tille ? Ne dy vitet e ardhshme, Guardiola do te largohet dhe braziliani Neymar do te vije. Nese vetem me milimetra, yjet do kene nevoje per rindertim, makineria Barca do kete nevoje per ri-kalibrim.
" Guardiola eshte me i rendesishem per klubin se une” ka thene Messi se fundmi. Trajneri 41 vjecar – qe me shaka te marten tha se nese Messi eshte Michael Jordan, dhe ai ishte trajneri legjendar i Chicago Bulls, Phil Jackson- ka luajtur nje rol te vecante ne historine e shkruar nga Messi ne fillimet e karriers se tij.
Ne sezonin e fundit para se te vinte Guardiola, Messi shenonte 16 gola ne 40 ndeshje. Ai kurre nuk i kishte plotesuar 20 gola. Ne sezonin e pare te Guardioles ai shenonte 38 gola ne 51 ndeshje ne te gjitha kompeticionet. Sezonin qe vijoi ai e mbaroi me 38 gola vetem ne lige. Kete sezon ai ka shenuar 34 gola ne La liga dhe mbeten edhe 10 ndeshje per tu luajtuar.
Guardiola ka vendosur ta vendose Messin ne rolin e qender-sulmuesit, pervec faktit qe ai kishte ne dispozicion dy qendersulmuesit me te medhej te koherave te fundit. Ne fitoren mbreselenese 6-2 qe Barca arriti ndaj Real Madridit ne Santiago Bernabeu, Samuel Etto dhe Thierry Henry luajten ne krahe te ndryshme te Messit qe luante si qendersulmues i terhequr.

Ideja ishte qe lojtaret me te talentuar te pasonin ne krahe per te krijuar hapesire ne qender per talentin qe te depertonte ne qender. Zlatan Ibrahimovic, qendroi vetem nje sezon sepse nuk i pelqeu ideja, pasardhesi i tij, David Villa eshte treguar me pak egoist.
Pa Guardiolen, qe thote se nuk ka vendosur nese do te qendroje pertej mbarimit te kontrates, dhe me ardhjen e Neymar, kushtet ideale qe egzistojne mund te ndryshojne pak (Neymar eshte nje lojtar per te cilin Barcelona ka aq nevoje sa kishte Real Madriti per David Beckham pas Luiz Figos ne 2003, por klubi Katalan, sic beri Reali, do te kete fitime te medha komerciale per blerjen e bere ). Por asnje nga keta nuk kishte vlere te marten.

Ne kushte jo te tilla, ne nje nate te ftohte si ne Stoke (qytet ne Agli) Messi , sic e ka shkruar nje gazetar Spanjoll: mund te luaje ne shi pa u lagur, shenoi golat me ndihmen e te cileve ja kaloi Cazar Rodriguez. Ai kishte menduar se i duheshin 4 gola per te arritur rekordin por nje rinumerim i statistikave tregonte qe Cezar Rodriguez kishte shenuar tre me pak, duke e rritur distancen e Messit nag ai. (Ne Spanje nuk ka pasur numra ne fanelle deri ne vitin 1948, kjo ishte arsyeja e gabimit te numerimit)
Dje, kryetitujt e gazetave mbreteruan Cezarin e Ri, ne dreke artikujt tregonin Messin qe i bertiste 19 vjecarit Isaac Cuenca gjate nje ndeshje " Ngrije koken , ngrije koken” pasi ai nuk e kishte gjetur dot ne zone Messin.

Ndoshta ketu qendron ndryshimi me i madh midis Messit si lojtar dhe Messit si yll. Ne fushe eshte me koken lart, jashte fushe eshte koke-ulur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus