Kyresore » 2013 » Nëntor » 29 » Lionel Messi i vogël (+VIDEO)
10:11 AM
Lionel Messi i vogël (+VIDEO)

Është vetëm 8-vjeç, por në lojë me topin duket si një Lionel Messi i vogël. Tani për tani, yll në internet, Claudio Gabriel Nancufil kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid.Bacelona ka zbuluar Lionel Messin e ri. Mirëpo, kësaj radhe rrezikon të befasohet në garë për transferimin e tij nga rivali më i madh, Real Madrid.Dy gjigantët spanjollë ia kanë vënë sytë Claudio Gabriel Nancufilit, 8-vjeçarit argjentinas i cili konsiderohet si yll i së ardhmes.

Për më tepër, ‘Claudito’ është shndërruar në yll të internetit me xhirimet ku ka shprehur talentin e tij të jashtëzakonshëm me topin. Teknikë, driblime dhe një e majtë ‘shpërthyese’. Njësoj sikurse Messi.

Sipas medieve argjentinase Barcelona dhe Real Madrid kanë filluar kontaktet për angazhimin e tij në shkollën e futbollit, mirëpo Los Blancos konsiderohen favorit për transferimin e tij. 


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus