Kyresore » 2012 » Prill » 15 » Liverpool – Chelsea në Finale
9:53 PM
Liverpool – Chelsea në Finale
Me rezultat prej 5-1, Chelsea e ka mposhtur Tottenhamin në gjysmëfinale të Kupës FA për t’u kualifikuar kështu në finale të kësaj gare.Goli i parë në ndeshje erdhi në fund të pjesës së parë (43’), kur Didier Drogba pranoi një top të gjatë të Terryt dhe i kaloi Blutë në epërsi.Në minutat e para të gjysmës së dytë (49’), arbitri Martin Atkinson pranoi një gol kontrovers të Juan Matas duke bërë që avantazhi të dyfishohej.Gareth Bale e ngushtoi epërsinë (56’) duke u dhënë Spursave shpresa për rikthim në lojë, mirëpo në fund ky ishte vetëm një gol i nderit.Pas një kombinimi me Lampard, Mata dërgoi një top drejt Ramires dhe braziliani i dha fund dyshimit për fituesin (77’).Me një gjuajtje të lirë të mrekullueshme, Frank Lampard shënoi golin e katërt për Blutë (81’), ndërsa Florent Malouda vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (90’+3).Në finale të FA Cup, Chelsea do të përballet me Liverpoolin që në gjysmëfinale eliminoi Evertonin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus