Kyresore » 2012 » Maj » 18 » Liverpool ofertë Guardiolës
4:01 PM
Liverpool ofertë Guardiolës
Liverpool kërkon ish trajnerin e Barcelonës si zëvëndësues të Keny Dalglish të larguar për stolin e ri të skuadrës. Sipas britanikes "The Sun", Guardiola është i pari në listën e "The Reds" ku gjithashtu përfshihen edhe menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, dhe ai i Swansea City, Brendan Rodgers.Pronarët e klubit, "Fenway Sports Group", e dinë se shanset për ta joshur Guardiolën janë të dobëta por ata mendojnë se do të ishte gabim të mos e provojë shansin.Guardiola do të largohet nga drejtimi i katalanasve pas finales së Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao dhe ka deklaruar se do të qëndrojë pushim një sezon për të qënë më pranë familjes së tij.Më parë, Pep Guardiola refuzoi ofertën faranoike të Roman Abramoviç për të marrë drejtimin e Chelsea sezonin e ardhshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus