Kyresore » 2012 » Korrik » 27 » Londër 2012: Qitësi i verbër thyen rekordin e botës!
4:52 PM
Londër 2012: Qitësi i verbër thyen rekordin e botës!
Para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, ka rënë edhe rekordi i parë botëror. Qitësi korean Im Dong-Hyun, të premten gjatë garave preliminare ka shënuar rekord bote me 699 pikë duke pasur një qitje prej 72 shigjetave..... Ende pa u hapur zyrtarisht Lojërat e 30-ta Olimpike në Londër është thyer rekordi i parë botëror. Qitësi Koreano Jugor, Im Dong – Hyun, i cili është kampion aktual olimpik dhe botëror, ka thyer rekordin e tij të cilin e kishte vendosur në maj me 696 pikë. Lajmi është i posaçëm pasi zyrtarisht bëhet fjalë për një sportist të verbër. Më i mirë se rekordi i deritanishëm të premten ishte edhe i dyti Kim Bubmin po nga Korea e Jugut me 698 pikë. Rekordi i ri i Im Dong – Hyun tani është me 699 pikë, i arritur me një qitje prej 72 shigjetave. Ky rezultat është arritur në garat eliminatore të këtij sporti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus