Kyresore » 2012 » Gusht » 3 » Londra 2012: SHBA-ja 37, Kina 34 medalje
10:02 AM
Londra 2012: SHBA-ja 37, Kina 34 medalje
Dita e sotme olimpike në Londra 2012 ishte më e suksesshme për sportistët amerikanë sesa ata kinezë, të cilët po bëjnë gara se kush do të fitojë më shumë medalje olimpike sivjet në Londër. Disa e mbrëmshme përfundoi me bilanc 30:30, pra nga 30 medalje për secilin nga këto dy shtete që po tregohen superiore në krahasim me sportistët e shteteve tjera.Por, sot falë notit në veçanti, amerikanët i shtuan edhe shtatë medalje dhe arritën në gjithsej 37 (nga to 18 të arta, 9 të argjendta dhe 10 të bronzta), derisa sportistët kinezë fituan katër medalje dhe arritën kuotën e 34 medaljeve (18 të arta, 11 të argjendta dhe 5 të bronzta).Vendi i tretë për nga numri i medaljeve të fituara deri tash në Londra 2012 është Japonia (2 të arta, 6 të argjendta dhe 11 të bronzta), e katërta është Gjermania me 17 medalje (4 të arta) e pasuar nga Freanca me 16 (6 të arta), Rusia me po ashtu 16 medalje (3 të arta), kurse Birtania e Madhe renditet e shtata me 15 medalje të fituara (5 të arta, 6 të argjendta dhe katër të bronzta). 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus