Kyresore » 2012 » Prill » 12 » Loret Sadiku po dëshmohet edhe si qendërmbrojtës
8:40 PM
Loret Sadiku po dëshmohet edhe si qendërmbrojtës
Talenti shqiptar, Loret Sadiku i ishte bashkuar skuadrës suedeze Helsingborg gjatë janarit për të luftuar për një vend si titullar në mesfushë. Ai e siguroi një vend në skuadër, por si qendërmbrojtës. "Unë nuk e kam pritur që të ndodhë kjo. Mirëpo drejtori sportiv, Jesper Jansson më ka thënë se do të jetë e nevojshme të aktivizohem edhe si qendërmbrojtës në disa ndeshje”, ka thënë Sadiku, 20-vjeçar, shkruan Helsingborg Dagblad të mërkurën. Sadiku është dëshmuar në xhirot e para të kampionatit suedez. "Unë e kam ditur se Loreti është lojtar i talentuar, por është befasi e këndshme që ai mund të garojë për një vend në formacionin bazë edhe në një pozitë ku nuk luan zakonisht”, ka thënë trajneri i Helsingborgut, Conny Karlsson.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus