Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Madridi refuzon finalen e Kupës, Calderon: Reali ofendoi Mbretin
12:48 PM
Madridi refuzon finalen e Kupës, Calderon: Reali ofendoi Mbretin
Ish-presidenti i Realit të Madridit, Ramon Calderon, është shprehur se drejtuesit e Los Blancos gabuan që nuk lejuan që finalja e Kupës së Mbretit të mos luhet në stadiumin e tyre, Santiagp Bernabeu. Sipas tij, kjo është një sjellje e ulët nga ana e tyre, që i bën të duken një klub i vogël dhe jo me statusin e mbretërorit, siç edhe janë. Fakti që Madridi nuk do të lërë stadiumin e vet për këtë finale, i bën ata të duken një klub i vogël. Calderon hodhi poshtë zërat se ishte tekniku Jose Mourinho ai që ndikoi në këtë vendim, sepse në të vërtetë, sipas tij, këtë e ka bërë presidenti Florentino Perez. Të mos lejosh këtë finale, është ofendim kundrejt shtëpisë mbretërore dhe mbretit, përfundoi ish-Presidenti i Real Madrid.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus