Kyresore » 2012 » Maj » 11 » Majlinda po përgatitet në Slloveni
2:58 PM
Majlinda po përgatitet në Slloveni
Sportistja olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka janë duke bërë përgatitje fizike në Slloveni dhe Austri.Në këto përgatitje përfshihet ngasja e biçikletës, vrapimi dhe ngjitja me fokus në stërvitje aerobe në lartësi mbidetare mbi 2000 metra. Stërvitjet janë të gjata dhe të forta në mënyrë që do të ndihmojnë Majlindën që të përballojë 2 muajt e fortë dhe të rëndë në ciklin përfundimtar përgatitor për "Londra 2012”. "Përgatitjet kanë filluar me 5 maj dhe do të zgjasin deri më 20 maj. Në këtë përgatitje po marrin pjesë 8 garues të kualifikuar për Olimpiadë si dhe shumë sparing partnerë të tyre nga 4 shtete. Gjatë kësaj kohë do të bëhen edhe disa testime fizike dhe të intolerancës për nutricionizëm. Majlinda po i kryen stërvitjet në qytezën e Bledit në Slloveni. Ajo po ushtron për 6 orë ngjitje në shkëmb apo alpinizëm, të cilat e ndihmojnë për të ngritur formën fizike”, ka thënë Kuka. Majlinda Kelmendi është kosovarja e parë që ka arritur normën olimpike dhe me këtë ka siguruar pjesëmarrje në "Londra 2012”. Pjesëmarrja e saj është e garantuar përderisa në fund të këtij muaji do të vendoset nëse ajo të paraqitet me flamur olimpik si sportiste e pavarur nga Kosova apo në kuadër të ekipit Olimpik të Shqipërisë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus