Kyresore » 2012 » Prill » 12 » Malaga e Sevilla favorite ne La Liga
2:22 PM
Malaga e Sevilla favorite ne La Liga
Ne La Liga ka nje lufte per mesin e tabeles se klasifikimit, por gjithashtu nje deshire e ekipeve et fundit te renditjes per te qendruar ne ligen e pare edhe sezonin e ardhshem
Kjo e sotmja nuk mund te quhet nje jave e varfer me ndeshje, perkundrazi, sot luhet disa takime shume interesante, sidomos ne La Ligan spanjolle. Ne kete kampionat, teksa javet po shkojne tek fundit, sot zhvillohet 3 ndeshje, et cilat fokusohen me se shumti ne luften ne mesin e tabeles se klasifikimit, por edhe per mbijetese.Mes 3 takimeve qe zhvillohen, ne dy prej tyre ka nga nje skuader favorite. Ne ndeshjen mes Villarreal dhe Malaga, jane miqte ata te cilet shihen si te favorizuar. Kane arritur qe te ngji6ten ne vendin e 3-te ne tabelen e klasifikimit dhe tashme kane motivimin per te ruajtur kete pozicion. Villarreal nje skuader mbijetese ndoshta do te kenaqej edhe me 1 pike ne takimin e sotem. Ne ndeshjen tjeter Sevilla-Zaragoza, vendasit jane favorite. Megjithese kane humbur ne javen e fundit ndaj Bilbao, kjo skuader po kalon nje forme shume te mire. Po ashtu Zaragoza ka patur nje forme te mire, por Sevilla eshte nje ekip i nje niveli me te larte.Ne ndeshjen tjeter Santander-Mallorca jane perballe dy ekipe pothuajse te barabarta. Megjithate Santander eshte ne nje pozite me te keqe ne klasifiko, teksa lufton per mbijetese, dhe sot i duhen pike patjeter. Malloorca nga ana tjeter synon qe te mos i bashkengjitet Santabnder ne luften per mbijetese. 
Takimi i fundit zhvillohet ne Serie A, eshte ai mes dy skuadrave ne mesin e tabeles se klasifikimit, por humbja e seciles prej tyre mund te sillte renien e njeres prej tyre afer vendeve et fundit ne tabelen e klasifikimit. Cagliari ka nje forme disi me te mire, por kjo nuk e ben favorite ne ndeshjen e sotme.

Villarreal - Malaga
Villarreal ende nuk ka mundur qe te dale plotesisht nga rreziku i fundit te tabeles se klasifikimit. Kjo skuader qe ne fillim te sezonit nuk ka qene ne nje forme te mire, nderkohe qe ne javen e fundit ka humbur serish, pas 3 rezultatesh pozitive. Ne transferte me Betis, Villarreal eshte mundur 3-1, nderkohe qe sot pret brenda ne shtepi nje tjeter skuader shume te forte. Ndaj Malaga Villareal ka humbur ndeshjen e pare sezonale me rezultatin 2-1, nderkohe qe ne 6 javet e fundit kjo skuader ka marre vetem 1 fitore.
Malaga eshte skuadra me e mire ne La Liga, pas Real Madrid dhe Barcelones. Eshte e 3-ta ne tabelen e klasifikimit, dhe mund te quhet nje arritje shume e madhe per kete skuader, e cila e ka nisur sezonin pa shuam pretendime. Malaga ka kaluar Valencian ne tabelen e klasifikimit, duke e lene ne vendin e 4-et, me 1 pike me pak. Ne 6 javet e fundit Malaga ka marre 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Ne javen e fundit ka fituar bindshem 3-0 ne shtepi ndaj Santander. Ndeshjen e pare te sezonit ndaj Malaga e ka fituar, por sot gjithçka eshte per t’u pare, megjithese konsiderohen favorite.
Formacioni i mundshem:
Villarreal: López, Oriol, Musaçhio, Zapata, Gaspar, Bruno, Senna, Nilmar, Valero, Cani, Ruben
Malaga: Kameni, Monreal, Mathijsen, Weligton, Sánchez, Maresca, Duda, Eliseu, Isco, Cazorla, Rondón

Santander - Mallorca
Santander eshte nje nga skuadrat kandidate per te rene nga kategoria kete sezon. Kjo skuader ka nj ecuri shume negative gjate gjithe sezonit, por sidomos edhe keto javet e fundit. Ne 6 takim ka mundur qe te marre vetem 1 barazim dhe te tjerat 5 humbje radhazi. Santander eshte e 19-ta ne tabelen e klasifikimit me 25 pike. Eshte me pike te barabarta me Gijon qe eshte e fundit ne tabele, dhe ka 3 pike me pak se vendi i 18-te Zaragoza, qe gjithashtu ben pjesen ne listen e ekipeve qe mund te bjere. Santander ne javen e fundit ka humbur thelle 3-0 ne fushen e Malaga.
Mallorca po e sheh veten gjithnje e me poshte ne tabelen e klasifikimit. Kjo skuader eshte e 15-ta per momentin, por rezultatet e ndeshjeve te fundit nuk kane qene shume te mire. Ne 3 javet e fundit ka marre vetem 1 pike, me 1 barazim dhe 2 humbje. Ndersa ne total ne 6 javet e fundit ka marre 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Gjithashtu ndeshja e pare e sezonit e zhvilluar ndaj Santander eshte fituar me rezultatin 2-1. Mallorca eshte nje skuader qe ka nevoje per pike, Santander gjithashtu, ndaj sot pritet qe te jete nje nga ndeshjet me te forta.
Formacioni i mundshem:
Santander: Sotres, Cisma, Torrejón, Bernardo, González, Colsa, Bedia, Munitis, Adrián, Arana, Stuani
Mallorca: Aouate, Cáceres, Nunes, Ramis, Cendrós, Castro, Tejera, Tissone, Pereira, Alvaro, Hemed

Sevilla - Zaragoza
Sevilla perfundimisht nuk eshte nj ekip i qendrueshem ne La Liga. Pasi kishte marre 3 fitore radhazi, kjo skuader ka humbur ne javen e fundit 1-0 ne transferte ndaj Athletic Bilbao. Megjithate ajo qe mund te thuhet eshte se skuadra gezon nje forme te mire, dhe ndaj Bilbao ka zhvilluar nje ndeshje te shkelqyer. Ky sezon per te nuk ka qene me i miri i mundshem. Ne 6 javet e fundit ka marre 3 fitore dhe ka pesuar 3 humbje. Eshte e 8-ta ne tabelen e klasifikimit, dhe matematikisht ka ende shpresa per nje vend ne Kupat e Europes.
Zaragoza ka patur nje ecuri disi me te mire se Sevilla ne 6 javet e fundit, por kjo skuader mbetet e 18-ta ne tabelen e klasifikimit. Nje ekip qe ka arritur rezultate mjaft te mire dhe ka shume shpresa per te mbijetuar. Ne 6 javet e fundit ka marre 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Ne javen e fundit pas 1 barazimi dhe 3 fitoresh, ka humbur serish, kete here ndaj Barcelones ne shtepi me rezultatin 4-1. Gjithashtu ne ndeshjen e pare te sezonit ndaj Sevilla brenda ne shtepi, Zaragoza ka humbur me rezultatin 1-0. Sot asnjera prej ekipeve nuk mund te cilesohet si favorite.
Formacioni i mundshem:
Sevilla: Palop, Navarro, Fazio, Escudé, Coke, Medel, Rakitic, Moral, Trochowski, Navas, Negredo
Zaragoza: Roberto, Obradovic, Paredes, Mateos, Álvarez, Pintér, Dujmovic, Lafita, Apoño, García, Postiga
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus