Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Maldini: “Mjaft me ankesa per golin fantazme”
3:28 PM
Maldini: “Mjaft me ankesa per golin fantazme”
Ikona e Milanit, Paolo Maldini, ka paralajmeruar trajnerin e kuqezinjve Massimiliano Allegri qe te mos vazhdoje te flase per golin fantazme te Sulley Muntarit kunder Juventusit ne baraziin 1-1 ne Serine A. Topi i goditur nga ganezi e kaloi vijen fatale, por nuk eshte dhene gol nga gjyqtari ne barazimin mes dy skuadrave pretendente per titull ne muajin shkurt dhe Allegri ka folur shume per kete incident ne javet e fundit.
"E pranoj qe ishte nje incident i rendesishem, por tani i perket se shkuares Duhet te harrosh ne menyre qe te jesh i qete dhe te perqendrohesh ne punen tende. Eshte me mire per te dyja palet qe te shmangin mosmarreveshje te metejshme, - ka thene Maldini. Milani ka humbur dy nga tre objektivat e ketij sezoni brenda pak javesh Jane eliminuar nga Champions League, jane eliminuar nga Kupa e Italise, por jane ende ne gare per Serine A. Cdo skuader mund te beje hap te gabuar.

Kete sezon ka qene shume e zakonte. Une besoj se Juventusi dhe Milani kane mundesi te barabarta per te fituar titullin, por te dyja skuadrat duhet te tregohen te kujdesshme ne ndeshjet e mbetura.” Milani eshte aktualisht nje pike pas Juventusit qe ndodhet ne krye te Serise A. Kete fundjave nuk u luajt futboll per shkak te vdekjes se Piermario Morosinit, mesfushorit te Livornos, ne ndeshjen e Serise B kunder Pescaras dhe per kete arsye sezonit i kane mbetur edhe gjashte ndeshje deri ne fund te sezonit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus