Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Man City i afrohet Man United në vetëm tri pikë
9:40 PM
Man City i afrohet Man United në vetëm tri pikë
Manchester City e ka shfrytëzuar barazimin e Manchester United me skuadrën e Evertonit, në mënyrën më të mirë. Kur kanë mbetur edhe tri javë deri në përfundim edicionit në Premier Ligën angleze, City e ka shkurtuar diferencën e pikëve me rivalin për titull, Manchester United në vetëm tri pikë. Sergio Aguero (27’) dhe Samir Nasri (74’) i dhanë fitores skuadrës së Roberto Manchinit në udhëtim ndaj Wolverhamptonit, me shifrat 2:0. Man City që mëton titullin për herë të parë që kur liga mori këtë format, në vitin 1992, para adhuruesve të tyre do të provojnë të mposhtin skuadrën më të trofeshme në ishull, pasi me tri pikët të reja do t’i barazonin pikët me djajtë e kuq. E në rast City do të përfitonte pasi falë golaverzhit më të mirë do ta rrëmbente pozitën e parë. Por megjithatë nuk do të thotë se do të merr fund cdo gjë, pasi City në javën e parafundit I shkon skuadrës së Newcastel që këtë vit mëton pozitën e katërt, ndërkaq ka punë më të lehët në xhiron e fundit me QPR. Ndërkaq Manchester United për dallim nga "kushërinjtë” do të kenë punë më të lehtë në dy javët e fundit. Ata presin fitore të sigurt ndaj Swansea në "Old Treford” dhe Sunderlandin në fushën e këtij të fundit.
Orari i mbetur skuadrave mëtuese për titull në Premier Ligë
30 prill: Manchester City – Manchester United
6 maj: Newcastle – Manchester City
13 maj: Mancehster City – QPR
6 maj: Manchester United – Sëansea
13 maj: Sunderlandi - Sunderlandi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus