Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Man United nuk lëshon pe
4:28 PM
Man United nuk lëshon pe
Shaqiri e Xhaka me Baselin do të luajnë në finale të Kupës së Zvicrës, ndërkaq në FA Cup ndeshen Liverpooli dhe Chelsea. Serie A nuk i zhvilloi garat. Në Spanjë vazhdon beteja mes Real Madridit dhe Barcelonës. Në Gjermani, Dortmundi ka nisur përgatitjet për festë.Kampioni anglez, Manchester United këtë javë iu rikthye fitores ndaj skuadrës së Aston Villas, të cilën e mposhti me rezultat 4:0, për të ruajtur diferencën kundrejt Manchester Cityt. Sulmuesi më i spikatur anglez, Wayne Rooney i kaloi vendasit në epërsi nga pika e bardhë në minutën e 7-të, ndërsa pa përfunduar gjysma e parë (44’), Danny Welbeck e dyfishoi rezultatin. Rooney shënoi edhe golin e dytë personal (74’), ndërsa Luis Nani vendosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutat shtesë. Kjo fitore e mban Manchester Unitedin pesë pikë larg rivalit Manchester City kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar. Ndërkaq City këtë javë shfryu mllefin te skuadra e Norwichin, të cilën e mposht, 6:1. Në ishull ndeshje interesante u zhvilluan edhe në kuadër të FA, Kupës. Liverpooli një ditë më parë siguroi finalen kur mposhti Evertonin (2:1), derisa në Londër, Chelsea deklasoi në cilësinë e udhëtuesit skuadrën e Totenhamit, 5:1. Liverpooli tani do të mundohet të stoliste me trofeun e dytë pas triumfit në Challage Cup, por do ta ketë problem kundër skuadrës së uritur për sukses, Chelseas.
Javën që e lamë pas edhe ne futbollin zviceran u përcaktuan skuadrat që kaluan në finale të Kupës së shtetit. Derisa në mesjavë Luzerni e kishte mposhtur Sionin (2:1), biletën për finale e siguroi edhe kampioni në fuqi, Baseli që mundi Winterthurin në shtëpi, 2:1. Për Baselin në gjysmëlojën e dytë u inkuadruan edhe mesfushorët shqiptar Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ndërkaq për vendasit gjatë 90 minutave u paraqit Ermir Lenjani.
Si në Angli edhe në La Ligën spanjolle po zhvillohet luftë interesante për titull, derisa taje konkurrojnë dy ekipe të një qyteti, në Spanjë lufta është në mes dy gjigantëve, Real Madridit dhe Barcelonës. Si njëra po ashtu edhe skuadra tjetër regjistruan fitoret e radhës, në ndërkohë që të dyja ia kishin nisur keq takimit duke pësuar gol. Madridasit para terrenit vendas mundën Sportingun, 3:1, ndërkaq Barcelona në udhëtim nuk e kishte të lehtë përballjen me Levanten. Kataluansit fituan falë dy golashit të Messit, por që goli i dytë i realizuar nga penalltia është kontestuar nga shumë akterë në Spanjë.
Në Bundesligën gjermane tanimë rruga për titull ka marrë formën e prerë. Tri javë para përfundimit të edicionit, kampioni aktual, Borusia Dortmundit është shkëputur në tetë pikë nga përcjellësi, Bayern Munchen, që zhgënjeu me Mainzit duke u ndarë n paqe, derisa Dortmundi doli kokë lartë me Shalken në udhëtim, 2:1.
Futbolli italian në vikend ishte shokuar nga vdekja e futbollistit 25 vjeçar të Piermario Morosini, anëtar i Livornos në Serie B. Ai kishte ndërruar jetë gjatë ndeshjes që e zhvilluan me Pescaren, ndërkaq për të nderuar atë federata italiane pezulloi të gjitha aktivitetet e sajë.

Liga e Gjermanisë

Bayer Leverkusen - Hertha 3:3
Hamburger – Hannover 1:0
Kaiserslautern – Nurnberg 0:2
Schalke - Borussia Dortmund 1:2
Wolfsburg – Augsburg 1:2
Bayern Munich – Mainz 0:0
Monchengladbach - FC Cologne 3:0
Freiburg - Hoffenheim 0:0

1. Dortmund 31 22 6 3 69:23 72
2. Bayern Munich 31 20 4 7 69:20 64
3. Schalke 31 18 3 10 66:41 57
4. Moenchengladbach 31 16 8 7 46:22 56
5. VfB Stuttgart 31 14 7 10 59:41 49
6. Bayer Leverkusen 31 12 9 10 46:43 45
7. Hannover 31 11 11 9 39:43 44
8. Werder Bremen 31 11 9 11 45:50 42
9. Hoffenheim 31 10 11 10 38:40 41
10. Wolfsburg 31 12 4 15 42:56 40
11. Nurnberg 31 11 5 15 33:42 38
12. Mainz 31 9 10 12 47:48 37
13. Freiburg 31 9 9 13 41:56 36
14. Hamburger 31 8 10 13 34:55 34
15. Augsburg 31 7 12 12 34:48 33
16. KOln 31 8 5 18 36:66 29
17. Hertha Berlin 31 6 10 15 34:57 28
18. Kaiserslautern 31 3 11 17 19:46 20

Liga e Anglisë

Norwich - Man City 1:6
Sunderland – Wolves 0:0
Swansea – Blackburn 3:0
West Brom – QPR 1:0
Man Utd - Aston Villa 4:0

1. Manchester United 34 26 4 4 82:28 82
2. Manchester City 34 24 5 5 85:27 77
3. Arsenal 33 20 4 9 66:41 64
4. Tottenham 33 17 8 8 57:38 59
5. Newcastle 33 17 8 8 50:42 59
6. Chelsea 33 16 9 8 56:38 57
7. Everton 33 13 8 12 38:34 47
8. Liverpool 33 12 10 11 40:36 46
9. Sunderland 34 11 10 13 42:41 43
10. Fulham 33 11 10 12 43:43 43
11. Norwich 34 11 10 13 47:58 43
12. Swansea 34 11 9 14 38:44 42
13. West Brom 34 12 6 16 40:47 42
14. Stoke City 33 11 9 13 32:45 42
15. Aston Villa 33 7 14 12 35:48 35
16. QPR 34 8 7 19 38:57 31
17. Wigan 33 7 10 16 31:57 31
18. Bolton 32 9 2 21 36:65 29
19. Blackburn 34 7 7 20 45:73 28
20. Wolves 34 5 8 21 34:73 23

Liga e Spanjës

E shtunë

Real Madrid - Sporting Gijon 3:1
Levante - Barcelona 1:2
Espanyol - Valencia 4:0
Malaga - Real Sociedad 1:1
Real Betis - Osasuna 1:0
Villarreal - Racing Santander 1:1
Zaragoza – Granada 1:0
Athletic Bilbao - Mallorca 1:0
Rayo Vallecano - Atletico Madrid 0:1

1. Real Madrid 33 27 4 2 107:29 85
2. Barcelona 33 25 6 2 96:24 81
3. Valencia 33 14 10 9 50:42 52
4. Malaga 33 15 6 12 49:46 51
5. Levante 33 14 6 13 47:46 48
6. Osasuna 33 11 13 9 37:53 46
7. Atl. Madrid 33 12 9 12 44:41 45
8. Sevilla 32 12 9 11 39:33 45
9. Ath Bilbao 33 11 12 10 48:44 45
10. Espanyol 33 12 9 12 43:43 45
11. Getafe 32 11 9 12 33:43 42
12. Betis 33 12 6 15 40:45 42
13. Mallorca 33 10 10 13 35:41 40
14. Rayo Vallecano 33 12 4 17 49:58 40
15. Real Sociedad 33 10 9 14 40:49 39
16. Villarreal 33 8 12 13 34:47 36
17. Granada 33 10 6 17 30:49 36
18. Zaragoza 33 8 7 18 29:59 31
19. Gijon 33 7 7 19 33:63 28
20. Santander 33 4 14 15 24:52 26
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus