Kyresore » 2012 » Maj » 17 » Mançester Junajtid largon Majkëll Ouen
8:15 PM
Mançester Junajtid largon Majkëll Ouen
Majkëll Ouen ka filluar kërkimet për një klub të ri pasi Sër Aleks Ferguson i ka bërë të ditur se nuk do t’i rinovojë kontratën me Mançester Junajtid. Ouen ka luajtur vetëm në katër ndeshje në këtë sezon, ndërsa e gjithë eksperienca e tij në këtë klub është shënuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme që në momentin kur firmosi për "djajtë e kuq” në vitin 2009."Trajneri më informoi se klubi nuk do të më ofrojë një kontratë të re”, shkroi sot Ouen në adresën e tij të Twitter. "E kam dashuruar çdo minutë të 3 viteve që kam kaluar në këtë klub fantastik. Do të dëshiroja që të falënderoja lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen e tyre dhe t’u uroj më të mirat në të ardhmen. Tani po planifikoj disa pushime të shkurta gjatë të cilave do të vendos hapin e radhës në të ardhmen”.

Edhe vetë Aleks Ferguson foli për këtë temë në faqen e internetit të klubit. "Ka qenë një kënaqësi që kemi patur Majkëll si pjesë të Mançester Junajtid. Ai është një profesionist dhe ishte një figurë ndikuese në dhomat e zhveshjeve. Fatkeqësisht, ai nuk ka patur shans me dëmtimet në këtë sezon. Rekordi i tij i golave për ndeshje të luajtura është i shkëlqyer dhe ne i urojmë më të mirën e mundshme për të ardhmen”, ishte komenti i trajnerit skocez.

Ouen ka shënuar 17 gola në 52 ndeshje me fanellën e Mançester Junajtid, ku vetëm në 18 takime ka qenë titullar. Goli më i rëndësishëm i tij ka qenë ai i kohës shtesë në derbin kundër Mançester Sitit në shtatorin e vitit 2009, kur i dha suksesin 4-3 skuadrës së Junajtid.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus