Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » Manchester City, një hap larg Dani Alvesit
9:14 PM
Manchester City, një hap larg Dani Alvesit
Ditët e fundit thashethemet për një transferim të mundshëm të Dani Alvesit në drejtim të skuadrës së milionave, Manchester Cityt, janë shtuar së tepërmi. Sheikët e skuadrës angleze janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për t’i vënë nën urdhrat e trajnerit italian, Roberto Mancinit, lojtarët më të mirë në botë dhe duket se Alvesh është njëri prej tyre. Sezonin e ardhshëm, synimet e skuadrës së Manchester Cityt janë të ndërtojnë një skuadër sa më garuese dhe, për këtë arsye, janë duke punuar shumë në afatin kalimtar të verës për të bërë pjesë të tyre shumë futbollistë cilësorë. Tashmë oferta nga drejtuesit anglezë është bërë dhe do të mbetet në duart e homologëve të tyre katalonas për të vendosur për të ardhmen e mbrojtësit sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, Alves ka deklaruar se ndihet shumë mirë te skuadra e Barcelonës dhe nuk e sheh vetën larg saj. "Personalisht jam i lumtur për gjithçka kam arritur të fitoj me Barcelonën dhe dëshira ime është që të vazhdoj të kontribuoj për këtë skuadër, gjithmonë nëse më rrisin pagën. Megjithatë, janë drejtuesit e skuadrës ata që do të vendosin nëse do të më mbajnë në ekip, apo jo”, shprehet Alves, i cili katër vite më parë u largua nga Sevilla për t’u bërë pjesë e skuadrës së Barcelonës, me të cilën ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm në karrierën e tij. Alves me Barcelonën është cilësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke arritur të zërë edhe një vend në Kombëtaren braziliane të futbollit. Tashmë lojtari do të duhet të presë se si do të shkojnë zhvillimet në skuadrën e tij dhe nëse do të jetë i preferuari i trajnerit të Barcelonës edhe për sezonin tjetër. Gjithsesi, në rast të një transferimi te Manchester City, Alves do të gjente një sërë futbollistësh brazilianë që luajnë me këtë skuadër, por gjithashtu do të kishte një rrogë mujore më të lartë se te skuadra e Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus