Kyresore » 2012 » Korrik » 3 » Mancini do ta ketë rrogën më të madhe se Ferguson
0:02 AM
Mancini do ta ketë rrogën më të madhe se Ferguson
Kriza ekonomike ka kapur për "fyti” mbarë Evropën, por jo klubet e futbollit evropian, të cilat shpenzojnë shuma marramendëse për të kënaqur yjet dhe trajnerët e tyre. Një ndër këto klube është edhe ai i kampionëve të Premier Leagues, Manchester City. Sipas së përditshmes "The Sun”, drejtuesit anglezë gjatë ditëve në vazhdim do të takohen me trajnerin Roberto Mancini për t’i rinovuar kontratën. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, pasi italiani arriti ta nxirrte kampion të Premier Leaguen klubin anglez pas aq shumë vitesh. Ajo që e bën këtë lajm të bujshëm është fakti që trajneri 47-vjeçar do përfitojë një rritje rroge prej 1.7 milionë funtesh. Aktualisht Mancini paguhet 5.5 milionë funte në sezon, kurse nga kontrata e re do përfitojë 7.2 milionë. Italiani shndërrohet kështu në trajnerin më të paguar të Premier Ligës. Pra, me pak fjalë, Mancini sezonin që vjen do paguhet më shumë se trajneri i Manchester United, Alex Ferguson, i cili aktualisht paguhet 5 milionë funte. Mancini klasifikohet kështu si trajneri më i paguar i Premier Leagues; pas tij vjen trajneri i Arsenalit, Arsenw Wenger, i cili përfiton 7 milionë funtenë sezon. Ndërsa trajneri më i paguar i Evropës mbetet portugezi i Realit të Madridit, Jose Mourinho, i cili paguhet plot 13 milionë euro në sezon. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus