Kyresore » 2012 » Prill » 25 » Mancini edhe nje tjeter vit ne stol
10:46 AM
Mancini edhe nje tjeter vit ne stol
Pronari i Manchester Cityt, Sheiku Mansur, ka deklaruar se ky sezon eshte nje sukses, edhe nese skuadra nuk arrin te kaloje rivalet e Manchester United ne luften per titullin kampion ne Angli. City ndjek United me tre pike diference, para derbit te se henes qe luhet ne stadiumin "Etihad”, por kane nje diference me te mire golash dhe e dine se ne rast fitoreje te tre ndeshjeve te fundit te ketij sezoni, ata mund te marrin titullin kampion qe i mungon prej vitit te larget 1968.Mansur, i cili nuk shfaqet shume ne publik per te bere deklarata, foli per "Abu Dabi TV” duke treguar se ishte i emocionuar per shansin qe kishte skuadra per te marre titullin. "Diferenca eshte tre pike dhe ne kemi nje shans real per te triumfuar. Por cfaredo qe te ndodhe, edhe nese nuk fitojme, une jam i lumtur dhe i kenaqur me lojtaret, stafin dhe drejtuesit. Ata jane paraqitur mjaft mire dhe jane permiresuar ne ndeshjet e tyre te fundit”, ishin fjalet e tij. Keto komente ishin nje sinjal i qarte per trajnerin Manxini qe ai duhej te vazhdonte qetesisht punen e tij dhe te bente maksimumin per te marre titullin ne kete sezon, apo ate pasardhes.

Edhe gazetaret e shpallin lojtarin e vitit Van Persien
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie u shpall lojtari i vitit ne Premier Leaguen angleze, ne zgjedhjen e Shoqates se Gazetareve te Sportit te Anglise. Vetem dy dite pasi ai u zgjodh si lojtari me i mire nga Shoqata Futbollisteve Profesional te Anglise, Van Persie ka triumfuar edhe sondazhit e gazetareve sportiv nga ishulli. Sulmuesi holandez i cili aktualisht eshte golashenuesi kryesor i Premier Leagues me 27 gola, fitoi shumicen e votave ne nje konkurrence qe ishte me dyshen e Manchester Unitedit, Wayne Rooney Wayne dhe Paul Scholes dhe si lojtarin e Fulhamit, Clint Dempsey. Kjo eshte hera e dyte, ne tre vjetet e fundit qe i njejti lojtar shperblehet ne perzgjedhjen e lojtareve dhe gazetareve, pasi qe ne vitin 2010 Rooney gjithashtu fitoi dy cmime. Van Persie eshte holandezi i trete qe u dha ky nder, ndersa paraprakisht kete cmim e fitoi Denis Berkamp, i cili luajti ne te njejtin klub me Van Persien si dhe Frans Tijsen nga Ipswich.

Liverpool, Kuyt: Edhe po fituam deri ne fund, nuk jemi te kenaqur
Dirk Kuyt pranon se Liverpooli nuk ka qene i mire sa duhet kete sezon ne Premier League. "Te kuqte” kane fituar vetem tre here ne lige gjate vitit 2012 dhe holandezi thote se lojtaret nuk kane ku te fshihen pas ketyre rezultateve te dobeta. "Cfaredo qe ndodh nga tani dhe deri ne fund te sezonit, ne nuk do te jemi te lumtur ose te kenaqur me poziten ne kampionat. Ne po luajme per FC Liverpoolin dhe ketu duhet te fitosh cdo ndeshje. Ne kemi humbur shume ndeshje dhe shume pike ne lige. Ndonjehere ne kemi qene shume afer fitimit te ndeshjeve dhe jemi ndjere se kemi merituar te fitojme. Por ju nuk mund te ndjejme keqardhje per veten, ne duhet te shikojme perpara, ka thene Kuyt.

Manchester United, Ferguson thumbon Cityn: Parate s’te blejne suksesin
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se Manchester City deshiron ta bleje suksesin me para. Ferguson thote se skuadra e tij ka fituar trofete duke angazhuar yje te rinj dhe jo vetem duke harxhuar para. Ai ka thumbuar keshtu rivalet kryesore kete sezon te cilet jane vetem 3 pike larg United. "Ndeshja nuk eshte krejtesisht rreth pasionit dhe parave. City eshte skajshmerisht i pasur por kjo nuk i ndryshon gjerat. Dallimi eshte se ne kemi fituar gjera me lojtare shume te rinj, por nuk dua te dal jashte asaj se kjo ndeshje eshte per para dhe pasion”, ka thene Ferguson.

Man. City, Toure: Derbi me Manchester United do te jete historik
Yaya Toure mendon se ndeshja ndaj Manchester Unitedit, qe do te zhvillohet te henen qe vjen, do te jete njera prej me te rendesishmeve ne histori te Manchester Cityt. Barazimi i "djajve te kuq” ndaj Evertonit, i ngjalli shpresat e Citizens, te cilet nese fitojne ne "Etihad Stadium”, do ta marrin primatin ne Premier League. "Ne do te luajme me United ne shtepi dhe, nese i shihni statistikat, ata jane mjaft te forte ne udhetim, prandaj do te jete nje test mjaft i veshtire per ne. Por, mendoj se kete vit ne kemi nevoje ta fitojme titullin. Duhet ta fitojme kete derbi, sepse eshte njeri prej me te rendesishmeve ne histori”, tha Toure.

Zhgenjimi Saha, ne vere largohet nga Tottenham
Aventura e Louis Saha ne Tottenham po shkon drejt fundit. Sulmuesi francez mund te largohet nga Spurs ne fund te sezonit. 33-vjecari ka kontrate me klubin londinez deri ne qershor te vitit 2014, por sipas tabloidit britanik "Daily Mirror”, futbollisti ofensiv nuk e ka bindur trajnerin Harry Redknapp. Saha ishte transferuar te Hotspur ne janar te ketij viti nga Evertoni, ku kishte kaluar tri vjet e gjysme. Me pare, ai kishte luajtur edhe ne Manchester United, Fulham, Neecastle e Metz. Ai ishte edhe pjese e perfaqesueses franceze. Megjithate kete sezon nuk ka mundur qe te gjeje shume hapesira ne formacion, duke qene nje lojtar stoli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus