Kyresore » 2012 » Dhjetor » 5 » Mançini: Nuk e injoruam Europa League!
1:34 PM
Mançini: Nuk e injoruam Europa League!
Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka mbetur i zhgënjyer nga paaftësia e skuadrës së tij për t’u kualifikuar të paktën në Europa League, pas humbjes 1-0 në fushën e Borusia Dortmund që i mbylli aktivitetin evropian për këtë sezon.Një gol i Julian Shiber ishte mjaftueshëm për të vulosur fatin e kësaj ndeshje si dhe të paraqitjes më të dobët të një skuadre angleze në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, pasi Mançester Siti e mbylli Grupin D me vetëm 3 pikë, pa asnjë fitore. Megjithatë, Mançini insiston se skuadra e tij ka hyrë gjithmonë në fushë me qëllimin për të fituar ndeshjet dhe shpresonte që ekipi i tij të vazhdonte të ishte i impenjuar në mesjavat evropiane edhe në vitin 2013.

"Po, dëshironim të kualifikoheshim në Europa League, por na duhej të shënonim. Sot provuam ta bënim një gjë të tillë, por na mungonin lojtarët. Krijuam raste, por në këtë moment nuk mund të shënojmë. Nëse nuk shënon, e ke të vështirë të fitosh”.

Shumëkush mendon se moskualifikimi në Europa League është një avantazh më shumë për Mançester Sitin në luftën për titull në Angli, pasi do të ketë më shumë pushim gjatë mesjavave, në kundërshtim nga rivalët kryesorë të Mançester Junajtid të cilët vazhdojnë në fazën tjetër të turneut. Por ky nuk është ngushëllim për trajnerin italian që nuk e mendon në të njëjtën mënyrë.

"Në këtë moment, nuk mund të mendojmë rreth një gjëje të tillë, ne duhet vetëm të mendojmë se nuk arritëm të kualifikohemi as në Europa League dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë i zhgënjyer. Qartësisht, një gjë e tillë mund të na ndihmojë për kampionatin, por e përsëris që objektivi ynë në këtë ndeshje të fundit ishte të kualifikoheshim në Europa League”, tregoi trajneri italian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus