Kyresore » 2012 » Mars » 12 » Maradona, apel tatimoreve:“Me lini te kthehem ne Itali”
2:13 PM
Maradona, apel tatimoreve:“Me lini te kthehem ne Itali”
"Nuk jam denuar kurre nga gjykata e larte dhe dua te sqaroj per te gjetur nje paqe perfundimtare me FISCO dhe me gjithe Italine duke i dhene fund shume keqkuptimeve dhe padrejtesive te bera kunder meje”. Diego Armando Maradona ne mikrofonat e "Sky TG24” flet keshtu per situaten e tij me FISCO.
Kerkesa e perzemert
"Me kane ndaluar te kthehem ne Itali deri tani, dhe shpresoj te ekzistoje drejtesia – shpjegon Maradona -, ligji eshte i njejte per te gjithe. Deshira ime eshte te kthehem ne Itali dhe te perqafoj napolitanet dhe te gjithe miqte e mi qe jetojne ne Itali. Me kane bere te humb 20 vjet, shume vite dashuri qe une kam dhene ne fushe. Eshte e drejte te paguash taksat, ka shtuar kampioni argjentinas ne kanalin "Sky”, por FISCO duhet te jete me human me qytetaret.
\Une nuk kam bere kurre evazion fiskal. I kam paguar gjithmone taksat qe njihja. Sic thote edhe vendimi i gjykates Italiane te vitit 1994 e prezantuar nga avokati im Angelo Pisani tek gjyqtaret e rinj. Vendimi thote se une kam te drejte dhe se nuk kam detyrime". Me pas nje pershendetje femijeve te qarkut Scampia: "Pershendetje femije, jam Diego, ju dergoj nje perqafim te gjitheve dhe gjithe Scampia. Do te shihemi se shpejti. Faleminderit per dashurin, dhe per respektin. Do te shihemi, shpresoj shpejt". 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus