Kyresore » 2012 » Maj » 27 » Maradona: Çelsi jo skuadra më e mirë, por më e etura për fitore
1:54 PM
Maradona: Çelsi jo skuadra më e mirë, por më e etura për fitore
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ka lëvduar Roberto Di Matteon dhe Chelsean e tij për suksesin e tyre në Ligën e Kampionëve. 
"Pa parashikueshmëria e futbollit e bën atë sportin më të mrekullueshëm në botë. Kush ka mundur të paramendojë se një trajner i përkohshëm si Roberto Di Matteo, i cili hyri në mes të një grupi të ndarë të Cheleat vetëm disa muaj më parë, do të ngriste trofeun e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur dhe favoritin e madh Bayernin e Munichut në shtëpi?”."Kush do të kishte menduar se 34 vjeçari, Didier Drogba, i cili ishte lënë në pankinë nga Andres Villas Boas, do të ishte hero i finales, duke shënuar golin e barazimit dhe më pas edhe penaltinë vendimtare, duke bërë ëndrrat e Abramovich realitet? Taktikat, qetësia dhe inteligjenca luajtën rol të madh. Së pari Di Matteo është dashur të risjellë harmoninë në ekip. Chelsea nuk ishte ekipi më i mirë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve, por ishte ekipi që e kërkoi më së shumti. Çdo nderim për veteranët e Chelseat”, ka deklaruar Maradona.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus