Kyresore » 2012 » Shkurt » 15 » Maradona: Ëndërroj të drejtoj Napolin
2:24 PM
Maradona: Ëndërroj të drejtoj Napolin
Diego Armando Maradona, në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, është shprehur se ëndrra e tij është të bëhet një ditë trajner i Napolit. Por, ish-legjenda argjentinase e futbollit shtoi se problemet e tij financiare me Italinë nuk e lejojnë të ndërmarrë një hap të tillë. Maradona duhet t’i paguajë 40 milionë euro shtetit italian pas vendimit të një gjykate që e ka dënuar me këtë shumë për evazion fiskal."Napoli është një ëndërr e imja, por sa herë që shkel në Itali ndihem i persekutuar. Vendimi që është dhënë për mua ka qenë i padrejtë”, thekson tekniku i Al Ëasl.Në shkurt të vitit 2005 Maradona është detyruar të paguajë 40 milionë euro për shkak të një parregullsie kontraktuale kur luante për Napolin. Kjo parregullsi, sipas gjykatës, i lejonte futbollistit të shmangte taksat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus