Kyresore » 2012 » Mars » 3 » Maradona: Ëndrra e Agueros është Reali
5:52 PM
Maradona: Ëndrra e Agueros është Reali
Deklarata e Roberto Mançinit se Aguero është i paprekshëm dhe nuk do largohet nga Mançester Siti, nuk është se ka ndryshuar planet e Real Madrid, që do të kërkojë me ngulm të blerë lojtarin gjatë merkatos verore.Madrilenët janë edhe më të motivuar pasi kanë mësuar nga vjehrri i lojtarit, Diego Armando Maradona, se sulmuesi ëndërron të luajë me këtë skuadër."Aguero dëshiron të luajë për Real Madrid. Nëse do të firmosë për "los blancos”, do të jetë arritja më e madhe për të. Megjithëse po shkëlqen te Mançester Siti, më e mira për karrierën e tij do të ishte të kishte kaluar te Reali i Madridit. Ai u gabua me zgjedhjen që bëri. Si po ecin gjërat tani, nuk do të jetë e lehtë ta marrësh nga Siti. Ata do të kërkojnë me ngulm ta mbajnë pasi Mançini ka konsideratë të lartë për të”, ka treguar Maradona."Gjithsesi, nëse Reali e dëshiron diçka, arrin ta marrë. Florentino Perez nuk ka rivalë për këtë punë. Por çështja është të bindet Mançester Siti me diçka tjetër përveç parave, pasi ata nuk kanë nevojë për para”."Nëse Aguero do të kaloje te Reali, atëherë do të shkurtohet diferenca e cilësisë që kanë me Barcelonën. Po flasim për një Kristiano Ronaldo që shënon 60 a më shumë gola pasi Aguero do t’ia hutojë të gjithë mbrojtësit”, ka deklaruar Maradona, i cili ka shtuar se mban kontakte të vazhdueshme me Zhoze Murinjon
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus