Kyresore » 2012 » Prill » 12 » Maradona: Neimar më i mirë se Mesi? Idiotësi!
6:56 PM
Maradona: Neimar më i mirë se Mesi? Idiotësi!
Deklarata e Pele rreth idesë që Neimar është më i fortë se Mesi, ka sjellë reagime të ashpra, ku më i forti nga të gjithë ka qenë ai i bërë nga Diego Armando Maradona. Ky i fundit e ka cilësuar idiotësi atë që ka thënë Pele."Mund të jetë e vërtetë që Neimar është lojtari më i mirë në botë, por vëtëm nëse thuhet se Mesi është i një planeti tjetër. O zot, çfarë idiotësie…”, ishte deklarata e bërë nga Maradona gjatë ditës së sotme.
Reagime të tjera kanë ardhur edhe nga futbollistë bashkëkohës të të dy lojtarëve, të cilët e kanë quajtur në të njëjtën mënyrë të pabesueshme atë deklaratë të Pele.Komentin më interesant e ka bërë padyshim Mauro Zarate, argjentinasi i cili aktualisht aktivizohet me Interin. "Edhe vetë Neimar do të fyhej pa ta krahasonin me Mesin, të cilin e ka idhull”, ishte komenti i sulmuesit në Twitter.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus