Kyresore » 2012 » Shkurt » 22 » Maradona: Qesh kur e krahasojnë Messin me mua
1:04 PM
Maradona: Qesh kur e krahasojnë Messin me mua
Diego Armando Maradona theksoi në një intervistë për ‘Sport 360’ se i vjen për të qeshur kur dëgjon se Messi është në nivelin e tij. "Messit nuk i bëjnë mirë krahasimet. Unë e kam bërë karrierën time, ndërsa ai tani po bën të vetën. Ai është ende duke e shkruar historinë e tij. Kur të lërë futbollin mund të gjejmë kush ka qenë më i mirë. Më vjen të qesh kur njerëzit thonë se Messi është më i mirë se unë”, theksoi Maradona, trajner i Al Wasl në Emiratet e Bashkuara Arabe.Gjithashtu futbollisti më i mirë argjentinas i historisë nuk mendon se Barcelona është ekipi më i mirë në histori."Barça është ekipi më i mirë në botë pa diskutim, por jo i historisë. Për mua Hollanda e vitit 74 ishte ekipi më i mirë. Kam qenë 14 vjeç kur i kam parë dhe mbaj mend që ata fluturonin në fushë. Ata dukej sikur kishin sy edhe pas koke”, nënvizon Maradona.As trajneri i katalanasve nuk ia mbush syrin ish-futbollistit: "Guardiola është njeri i mrekullueshëm, por jo më i mirë se Mourinho si teknik. Guardiola ka në dispozicion lojtarë më të mirë, por është ende i ri dhe e ka karrierën përpara.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus