Kyresore » 2012 » Maj » 21 » Marco Reus, lojtari më i mirë i Bundesligës
2:49 PM
Marco Reus, lojtari më i mirë i Bundesligës
Marco Reus është zgjedhur si lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 20110-2012. Sondazhi i revistës ‘Kicker’ ku marrin pjesë 245 futbollistë të kampionatit gjerman nxorri fitues sulmuesin i cili vitin e ardhshëm do të luajë për kampionët e Borussia Dortmund. Reus luajti këtë sezon me Borussia Monchengladbach dhe mori 24.5% të votave duke lënë pas japonezin e Dortmund, Shinji Kagawa me 11.7%.Pikërisht Kagawa është ai që do të largohet për t’i lënë vendin sulmuesit të ri gjerman. Aziatiku me shumë mundësi do të transferohet tek Manchester United.Portieri më i mirë u zgjodh Marc-André ter Stegen i Borussia Monchengladbach, ndërsa i dyti në sondazh u rendit Manuel Neuer i Bayern Munchen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus