Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Mbretërit e simulimeve
9:10 PM
Mbretërit e simulimeve
Çdo garë e rëndësishme e futbollit mbahet mend për gola të shkëlqyeshëm, pritje të mahnitshme dhe ndeshje interesante. Megjithatë, loja e bukur nuk është gjithmonë e bukur. Simulimet vazhdimisht po e bëjnë të vështirë punën e gjyqtarëve, të cilët nuk e kanë ndihmën e xhirimeve të përsëritura.Çdo garë e rëndësishme e futbollit mbahet mend për gola të shkëlqyeshëm, pritje të mahnitshme dhe ndeshje interesante. Megjithatë, loja e bukur nuk është gjithmonë e bukur. Simulimet vazhdimisht po e bëjnë të vështirë punën e gjyqtarëve, të cilët nuk e kanë ndihmën e xhirimeve të përsëritura.Euro 2012 po afrohet gjithnjë e më tepër. Për adhuruesit e zjarrtë të futbollit gara e sivjetme në Poloni dhe Ukrainë do të sjellë një tjetër mundësi të shikojnë idhujt e tyre në paraqitje me kombëtaret përkatëse.Por, edhe pse yje të sportit, disa prej tyre dinë të bëjnë lajm edhe nga aspekti negativ. Arjen Robben, Cristiano Ronaldo, Pepe e të tjerë etiketohen si simulues. ESPN ka publikuar një përmbledhje të gjashtë futbollistëve që mund të mundohen t’i mashtrojnë gjyqtarët në Euro 2012.

Arjen Robben, Holandë: Disa futbollistë perfeksionojnë simulimet me kalimin e viteve. Por, jo edhe Robben. Më 2006, aso kohe mesfushori i Chelseat u rrëzua duke e mbajtur qafën pas kontaktit me portierin e Liverpoolit, Pepe Reina, ndërsa menaxheri Rafael Benitez me ironi kishte deklaruar: "Jam në nxitim sepse më duhet të shkoj në spital për ta vizituar Robbenin, sepse lëndimi ishte shumë serioz dhe ndoshta ai do të rrijë aty për një javë”. Në një rast tjetër, mbrojtësi Neven Subotic e sulmoi Robbenin pasi ai humbi penalltinë në humbjen e Bayern Munichut 1:0 kundër Dortmundit muajin e kaluar, skenë kjo që na e kujtoi Martin Keownin kur e ngacmoi Ruud van Nistelrooyn në Old Trafford në vitin 2003.

Pepe, Portugali: A ka ndonjë lojtar me të ndytë në botë sesa Pepe? Nigel de Jong? Mark van Bommel? Giorgio Chiellini? Këta janë vetëm disa të nominuar. Por, të flasim për Pepen e Real Madridit, i cili shqelmoi të gjithë, përfshirë shokët e tij të skuadrës dhe krye në vete deshi të ndalë Lionel Messin. Përveç të qenit i ndytë, Pepe me një fjalë mund të quhet edhe fëmijë i madh. Asnjëherë i turpëruar nga vërsulja ndaj kundërshtarëve, pa pasur për qëllim marrjen e topit, me kontaktin më të vogël i rrëzon ata. Shembulli më i ri është sjellja e tij në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, kur Pepe u rrokullis përtokë pasi Franck Ribery e kishte prekur me dorë. Nuk do të shohim ndryshimin e Pepes në të ardhmen e afërt.

Ashley Young, Angli: Për vite me Aston Villan, Young simuloi. Por, askush nuk i kushtoi aq shumë rëndësi sepse Villa nuk konsiderohej klub i madh. Kurse vëmendja u zgjua gjatë këtij edicioni kur Young, mesfushor i Manchester Unitedit, me rrëzimet e tij teatrale arriti të fitojë penallti kundër Queens Park Rangers dhe pikërisht ish skuadrës së tij, Aston Villa, në dy ndeshje të njëpasnjëshme në mars. "Ai është mashtruesi më i madh në ligë”, shkroi mbrojtësi i Newcastles, Ryan Taylor, në Twitter, postim të cilin më pas e kishte shlyer. Ndërsa edhe menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, në mënyrë të pazakonshme pranoi se Young "i teproi” gjërat. Young së paku ka shoqëri në ekipin e Anglisë, Steven Gerrard nuk është engjëll.

Sergio Busquets, Spanjë: Barcelona me meritë fitoi përkrahës për stilin e lojës atraktive dhe sulmuese. Por, Javier Mascherano, Dani Alves dhe Sergio Busquets ia zbehin shkëlqimin me simulimet e tyre. Busquets përgjithmonë do të kujtohet për mënyrën si e bëri të përjashtohej mesfushorin e Interit, Thiago Motta në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dy vite më parë në Nou Camp. Motta mungoi në finale. Kjo ishte pjesa e parë. E dyta erdhi kur Busquets, i rrëzuar në tokë, shikoi fshehurazi me sy në drejtim të gjyqtarit, kur ishte ndeshur me mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo (i cili po ashtu zë vend në mesin e tyre) në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar.

Mark van Bommel, Holandë: Van Bommel është mesfushor i dobishëm dhe me vlerë. Gjatë karrierës së tij të deritashme luajti në skuadra të mëdha si Barcelona, Milan, Bayern Munich dhe PSV. Por, ai di ta teprojë me ndërhyrjet e tij ndaj kundërshtarëve dhe ishte me fat që shpëtoi për shkeljen ndaj mesfushorit të Spanjës, Andres Iniesta në finalen e Kampionatit botëror 2010. Njësoj sikurse Pepe, Van Bommel edhe ekzagjeron kontaktet, kur i pranon ato. Kush mund të harrojë rrëzimin e turpshëm të tij në përplasjen me Luis Figon në Kampionatin botëror 2006? Në moshën 35 vjeç, Euro 20012 do të jetë gara e fundit ndërkombëtare për Van Bommelin.

Ronaldo, Portugali: Ronaldo dhe Messi krahasohen shpeshherë. Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme teknike – shënojnë sa herë duan – dhe janë cak i ekipeve kundërshtare. Për këto elemente ata meritojnë lëvdata. Por, Ronaldo është etiketuar si simulues prej ditëve të hershme të tij në Manchester United. Ronaldo duhet të shikojë Messin dhe të mësojë se si duhet të sillet. Kur Messi është në tokë, atëherë e dini se nuk është duke mashtruar. E njëjta nuk mund të thuhet për Ronaldon. Vëreni sa reprezentues holandezë dhe portugezë janë pjesë e këtij shkrimi! Holanda takohet me Portugalinë në Grupin B më 17 qershor, andaj gjyqtari mund të ketë punë jashtë orarit. Kur ata u ndeshën në Kampionatin botëror 2006, rusi Valentin Ivanov nxori 16 kartonë të verdhë dhe katër të kuq.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus