Kyresore » 2012 » Qershor » 15 » Me kroatët, edhe flamuri i Kosovës!
1:33 AM
Me kroatët, edhe flamuri i Kosovës!
Në mesin e shumë tifozëve kroat, aty pranë ishte edhe flamuri i Kosovës, si pjesë e miqësisë, tifozerisë dhe fqinjësisë kroato-kosovare. Në ndeshjen ndaj Italisë në Kampionatin Evropian, që Kroacia arriti të nxjerrë një barazim, u pa përsëri në stadium, flamuri ynë. Kjo nuk është hera e parë që sporti kroat në paraqitjet e tyre, paraqet edhe një simbol të shtetësisë tonë, si pjesë e miqësisë mes 2 shteteve fqinje.
Edhe në ndeshjen e parë ndaj Irlandës, para ndeshjes, tifozët kroat mbanin në duar simbole në të cilën shprehnin përkrahjen për Kosovën drejtë anëtarësimit në UEFA. Si për fat Kroacia në të 2 ndeshje ka arritur të nxjerrë rezultate pozitive, duke shënuar fitore bindëse me Irlandën dhe duke arritur 1 barazim ndaj përfaqësueses të fortë italiane./Indeksonline/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus