Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Me te miret e Championsit,nga radhet e Chelseat
2:00 PM
Me te miret e Championsit,nga radhet e Chelseat
Njihuni me formacionin me te mire te sezonit. Klasifikimi merr per baze notat qe futbollistet kane marre ne fund te ndeshjeve te luajtura. Kampionet kane me shume protagoniste ne 11-she Tani qe ky sezon plot te papritura perfundoi me triumfin e Chelseat, mund te bejme nje vleresim te lojtareve qe me se shumti spikaten ne Champions League. 
Klasifikimi merr per baze notat qe futbollistet kane marre ne fund te ndeshjeve te luajtura. Ne porte kemi kampionin e saposhpallur te Evropes, Petr Cech . "Gardiani” cek ishte pa dyshim nje nga pikat me te forta te suksesit te pare te Chelseat ne Champions League. Pritjet e 30-vjecarit ishin vendimtare ne triumfin e formacionit te Roberto Di Matteos. 
Nota mesatare: 6.65
Ne te djathte te mbrojtjes vendosim Filip Lahmin. Kapiteni ishte nje nga me te miret per Bayernin, qe nga ndeshja e pare ne grup ndaj Villarealit e deri ne finalen e humbur me penallti ndaj Chelseat ne "Allianz Arena”. I pakalueshem ne mbrojtje dhe nje piston i vertete ne mbeshtetje te sulmit, shtatshkurtri gjerman vleresohet si nje nga me te miret ne pozicionin e tij.
Nota mesatare: 6.71
Ne qender eshte nje vend per Alesandro Nesten. Shtatlarti i Milanit ishte i jashtezakonshem ne barazimin 2-2 ne Barcelone, ne ndeshjen e pare te sezonit, si dhe nje mur i pakalueshem gjate ecurise se Milanit deri ne cerekfinale. Edhe pse ka 36 vite mbi supe, italiani tregoi se mbetet nje kocke e forte per cdo kundershtar.
Nota mesatare: 6.79
Surpriza e kesaj perzgjedhjeje eshte qendermbrojtesi i APOEL-it, Paulo Jorge . Paraqitjet mbreselenese te portugezit ishin nje ndihmese e madhe per surprizen e ketij sezoni ne Champions, ku skuadra qipriote arriti deri ne cerekfinale.
Nota mesatare: 6.63
Krahu i majte i prapavijes i takon londinezit Ashley Cole. Pozicionimi i pagabueshem, nderhyrjet e sakta, nuhatja dhe siguria ne veprime ishin pikerisht ato cka i duheshin Chelseat ne rrugen drejt lavdise.
Nota mesatare: 6.75
Ne mesfushen me 3 lojtare, nje vend i sigurt eshte per Cristiano Ronaldon. 10 golat dhe loja e shkelqyer e portugezit ishin nje ndihme e madhe per Realin deri ne gjysmefinale. Fatkeqesisht, "CR7” nuk ishte i sakte ne penalltine vendimtare ndaj Bayernit ne gjysmefinale, duke bere qe madrilenet te humbasin mundesine per te fituar titullin e dhjete evropian.
Nota mesatare: 6.85
Duke u rikthyer te kampionet e Chelseat, dallojme brazilianin Ramires , nje nga me te spikaturit vecanerisht ne fazen me eliminim direkt. 3 golat e shenuar dhe 2 asistet e dhene ishin jetike ne triumfin e bluve.
Nota mesatare: 6.75
Nje nga pikat me te forta te Bayernit te Mynihut gjer ne finalen e shtepise ishte Franck Ribery. Francezi ishte brilant ne ndeshjet e grupeve dhe e permiresoi akoma me teper lojen e skuadres edhe ne fazen me eliminim, duke shenuar edhe gola me peshe (3). Jo me pak te rendesishem jane 5 asistet e dhene per shoket e skuadres.
Nota mesatare: 7.08
Lionel Messi nuk eshte me kampion i Evropes, por me teper nuk mund te kerkohej nga "Topi i Arte” ne kete sezon. Argjentinasi i Barcelones shenoi 14 gola gjithsej duke barazuar rekordin e Jose Altafinit per numrin e golave te realizuar ne nje sezon ne Champions, si dhe u be i pari ne historine e kesaj gare qe shenon 5 gola ne nje ndeshje te vetme (kunder Bayer Leverkusenit).
Nota mesatare: 7.55
Me 12 gola te shenuar, Mario Gomez e mori per dore Bayernin deri ne finale, por nuk ishte ne diten e tij me te mire ne sfiden e Mynihut. Megjithate, gjate gjithe sezonit shtatlarti gjerman deshmoi se eshte tmerri i cdo mbrojtjeje, duke prodhuar nje mal me gola.
Nota mesatare: 6.45
Se fundi, nje vend ne tredhembeshin e sulmit rezervohet per Didier Grogbane . I vetem trim ne lufte dhe gjithnje gati kur ishte nevoja, sulmuesi nga Bregu i Filidshte shenoi gola me peshe dhe dha asiste te rendesishem ne suksesin final. Ishte pikerisht penalltia e tij qe shpalli zyrtarisht Chelsean kampion te Evropes.
Nota mesatare: 7.29
Si trajner te kesaj skuadre vendosim Roberto Di Matteon. Ishte pikerisht ai surpriza e bukur e ketij sezoni: ne gjashte ndeshje arriti ta shnderroje Chelsean ne nje ekip te disiplinuar, te afte t’i beje balle cdo kundershtari. Tashme italiani eshte kandidat serioz per te mbetur perfundimisht ne "Stamford Bridge” dhe mendohet se Roman Abramovich do ta shperbleje per fitimin e kupes se shumenderruar.

Formacioni me i mire (4-3-3)
Cech Lahm, Nesta, Paulo Jorge, Cole Ronaldo, Ramires, Ribery Messi, Gomez, Drogba
Trajner: Di Matteo

Tifozet tallen me festen e kapitenit qe mungoi ne finale, John Terry
Kapiteni i Chelseat, John Terry, eshte kthyer ne objekt batutash per ate qe ka bere pas finales se Champions League te fituar nga skuadra e tij me penallti perballe Bayern Mynih. Kapiteni i Chelseat ishte i pezulluar per kete sfide, por sapo Drogba ka shenuar penalltine vendimtare, ai eshte nderruar nga veshja "civile” ne kompletin e zakonshem sportiv, perfshire edhe mbrojteset e kercinjve, per te marre medaljen dhe per te ngritur lart trofeun. Por perfshirja e tij ne ceremoni megjithese nuk kishte marre pjese ne sukses, eshte bere objekt kritikash dhe shprehja "te besh si John Terry” eshte kthyer ne nje objekt batutash. "Parada e Chelseat u anulua pasi John Terry desh t’i zinte vendin shoferit te autobusit” dhe "Drejtuesit e Uimbelldonit kane lajmeruar zyrtarisht se nuk do te lejojne John Terryn te ngreje kupen nese Andy Murray fiton turneun”, ishin dy nga batutat qe kane qarkulluar me shume ne internet gjate dites se fundit. Ne te njejten kohe, ne internet eshte shfaqur "albumi i kujtimeve” i kapitenit te Chelseat, ku ai merr pjese ne ngjarje historike. Nga zbritja ne hene, te dasma mbreterore, John Terry eshte kudo protagonist.

Fjalimi i vecante, Drogba i "kerkon logari” trofeut te Champions-it
Didier Drogba i mbajti nje fjalim te gjate trofeut te Champions League, pasi Chelsea arriti te fitonte turneun me te rendesishem evropian per klube pas fitores me 11-metersha ndaj Bayern Munchen ne finalen e zhvilluar ne "Allianz Arena”.
Ne prani te pronarit Roman Abramovich dhe te gjithe skuadres, sulmuesi nga Bregu i Fildishte i kerkoi llogari trofeut per shmangien qe ky i fundit i ka bere gjate gjithe ketyre viteve.
Presidenti i londinezeve Bruce Buck theksoi per ‘The Sun’: "Kupa ishte ne mes te nje tavoline ne dhomat e zhveshjes. Didier po kercente dhe po kendonte sipas nje riti fetar te vendit te tij. Ai me pas foli rreth 15 minuta per Barcelonen ne vitin 2009, per finalen e humbur ne Moske dhe per te gjitha rastet e tjera kur i jemi afruar fitores se Champions League. Ishte dicka shume e bukur.”
"Drogba i kerkoi shpjegim se pse ajo (Kupa) kishte flirtuar me te per nje kohe kaq te gjate, por duke e shmangur gjithmone ne momentin e fundit”, shtoi Buck.
Sulmuesi afrikan ishte protagonisti kryesor i finales me golin e barazimit te shenuar dy minuta nga fundi i kohes se rregullt dhe me penalltine vendimtare, qe i dha trofeun e pare ne histori Bluve te Londres.
Drogba mund te kete luajtur ndeshjen e tij te fundit ne karriere per Chelsea pasi kontrata e tij ka perfunduar tashme. Gjate kesaj jave Abramovich do te takohet me te per te vendosur te ardhmen e tij qe duket se me shume mundesi do te jete larg Chelsea.

Renditja e UEFA-s, 10 golat me te bukur te Champions 2011-2012
UEFA ka publikuar 10 golat me te bukur te ketij edicioni ne Champions League. Ka gjuajtje spektakolare, driblime, goditje denimi te pakapshme, kundersulme perfekte por edhe levizje teknike qe e kane bere kete edicion te paharrueshem per shume tifoze. Vendin e pare e ka merituar goli i Andres Iniesta, i cili ka qene protagonist ne fitoren 2-0 te skuadres se tij ne fazen e grupeve ndaj Viktoria Pilsen. Sipas vete lojtareve te Barcelones, eshte thuaje e pamundur per ta qe te realizojne perseri nje aksion te tille, edhe nese e provojne ne "Play Station”. Ne liste ka edhe emra te famshem si Cristiano Ronaldo, Boateng, Hulk, por edhe lojtare jo shume te njohur sic eshte Tosic i CSKA Moskes.

10 GOLAT ME TE BUKUR TE LIGES SE KAMPIONEVE 2011-2012
1. Iniesta (BARCA-Viktoria Pilsen, 2-0)
2. Boateng (MILAN-Barca, 2-3)
3. Valbuena (B. Dortmund-O. MARSEJE 2-3)
4. Perisic (B. DORTMUND-Arsenal, 1-1)
5. Ramires (Barca-CHELSEA, 2-2)
6. Hulk (PORTO-Shakhtar, 2-1)
7. Meireles (CHELSEA-Benfika, 2-1)
8. K. Ronaldo (R. MADRID-APOEL, 5-2)
9. Tosic (R. Madrid-CSKA MOSKE, 4-1)
10. Van der Viel (AJAKS-D. Zagreb, 4-0)

Chelsea, pas festes se gjate fillojne telashet ne skuader
Chelsea nuk ka pasur shume kohe te festoje, pasi tani duhet te mendoj seriozisht se cfare do te ndodhe ne te ardhmen e ketij klubi. Problemi kryesor eshte ai i trajnerit, ku Roberto Di Matteo nuk eshte konfirmuar ende, ndonese ka fituar dy trofe ne kete sezon, mes te cileve ate me te lakmuarin nga pronari Roman Abramovich, Champions League.
Teknikut italian nuk i mungojne oferta, ku zyrtare jane ato te Lazios dhe te Aston Villas, ndersa ka bere te ditur se vetem ne fillimin e muajit te ardhshem do te marre vendimin perfundimtar, pasi te kete degjuar me pare Chelsean.
Problemi i dyte madhor eshte se si do te reagoje tifozeria pas largimit te Didier Drogba. Statusi i heroit legjendar qe ka fituar sulmuesin nga Bregu i Fildishte, e ben te pamundur zevendesimin e tij dhe per kete arsye drejtuesit londinez jane ne medyshje nese do ta lene te largohet drejt Kines, apo nese do te rinovojne me te.
Nese shume lojtare jane ne fundin e kontrates dhe pritet te largohen, nje futbollist nen kontrate si Fernando Torres, ka bere te qarte se kerkon me shume hapesire, ne te kundert do te kerkoje edhe ai largimin nga Chelsea.
"Nuk me lane as te gjuaja penalltite. Ndjej se kete sezon me kane trajtuar jo ne menyren qe me kishin premtuar kur me sollen kete. Sapo te mbaroje ky sezon, do te ulemi te bisedojme per te ardhmen, pasi ky nuk eshte roli per te cilin kam ardhur ne kete skuader dhe nuk jam i lumtur”, tha sulmuesi spanjoll.
"Ka qene zhgenjimi me i madh ne karrieren time kur pashe se isha jashte formacionit tullar ne kete ndeshje. Kam kaluar shume momente te veshtira ne kete sezon dhe nuk dua t’i perjetoj me”, ishte ultimatumi i Torres.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus