Kyresore » 2012 » Mars » 2 » Mediat gjermane kritikojnë kombëtaren
3:17 PM
Mediat gjermane kritikojnë kombëtaren
Shtypi gjerman ka kritikuar ashpër kombëtaren e drejtuar nga Joachim Low pas humbjes së miqësores ndaj Francës me rezultatin 1-2, në ndeshjen e luajtur në Bremen. "Shumë lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë. Kështu nuk mund të fitohet titulli kampion Europe”, shkruan ‘Bild’, gazeta më e lexuar në Gjermani.Më tej, kjo gazetë shton se "mbrojtja është reparti që ka problemet më të mëdha” duke kritikuar ndeshjen e zhvilluar nga Jerome Boateng, Mats Hummels, Holger Badstuber dhe Denis Aogo, të cilët të marrë së bashku kanë luajtur vetëm 62 ndeshje me përfaqësuesen.Ndërsa ‘Kicker’ sheh mungesën e mesfushorit Bastian Schweinsteiger si arsyen e paraqitjes jo të mirë të kombëtares 100 ditë para fillimit të Euro 2012.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus