Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Mediat italiane i thurrin elozhe eurogolit të Canës (+VIDEO)
2:27 PM
Mediat italiane i thurrin elozhe eurogolit të Canës (+VIDEO)
Mediat italiane po i bëjnë jehonë të madhe eurogolin të Lorik Canës, të shënuar në fitoren 2-0 të Lazios kundër Atalantës. Goli me një gjuajte perfekte në "trekëndësh” i kapitenit të Kombëtares shqiptare i mbajti gjallë shpresat të Lazios për një vend në Ligën e Kampioneve. Vetë Cana u shndërrua në lojtarin më të intervistuar të Lacios dhe mediat i dhanë notën më të lartë të ekipit të tij, me një mesatare, 7. "Lazio mund të shpresojë akoma dhe ky është lajmi, - shkruan portali italian sportiv, Calciomerkato.com. – Meritë e golit të Kozak dhe të eurogolit të Canës, goli i tij i dytë me bardhekaltërit”. Vetë Cana ritheksoi "Shpresojmë që Catania të bëjë një paraqitje të mirë kundër Udineses, por në rast se ne nuk fitojmë (ndaj Interit) nuk shërben për asgjë”. Udineses i mjafton një barazim për të marrë vendin e tretë, ndërsa Lazios i duhet patjetër fitorja me Interin, ndërkohë që Liga e Europës është e blinduar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus