Kyresore » 2012 » Prill » 27 » Mediat spanjolle: Sa i pamëshirshëm futbolli!
10:13 AM
Mediat spanjolle: Sa i pamëshirshëm futbolli!
Krenari pas zhgënjimit. Megjithë eliminimin e Barcelonës nga Champions League, pas barazimit 2-2 me Çelsin në "Kamp Nou”, mediat katalanase shprehen me nota pozitive për skuadrën e tyre, duke fajësuar fatin për gjithçka. "Sa i padrejtë është futbolli! Forca Barça!”, është titulli i faqes së parë i të përditshmes "Sport”. "Të jesh i Barcelonës, është gjëja më e mirë që ekziston”, titullon "El Mundo Deportivo”. "Barcelionizmi mund të jetë krenar për një skuadër që ruajti stilin e saj dhe u rrëzua duke luajtur futboll. 95845 tifozët kanë mbështetur skuadrën e tyre deri në frymën e fundit”, shkruan më tej kjo gazetë. "Një lamtumirë e pamëshirshme”, "Mallkimi i shtyllave”, "Kampioni përjeton një tragjedi greke”, "Nuk fitoi futbolli më i mirë”, ishin disa nga titujt e gazetave sportve të Barcelonës, të shokuara për një eliminim, që vjen tre ditë pas disfatës me Realin e Madridit në kampionat. "El Mundo” e Madridit shkruan se "Barcelona ndaj Çelsit përfundoi javën e saj tragjike. "Monologu më tragjik i Barçës”, është apertura sportive e "El Pais”, që më pas flet edhe për "mallkimin e Mesit”, i konsideruar si "simboli i humbjes”. Përveç eliminimit, Mesi nuk arriti të kalonte kuotën e 14 golave të shënuara edhe nga Altafini në vitin 1963. Mediat e Madridit gjithsesi flasin për fundin e një cikli, ndërsa ngrenë dyshime të shumta edhe për të ardhmen e Pep Guardiolës, i cili pas ndeshjes e la gjithçka të paqartë. "Tani është momenti për të folur, por jam shumë i trishtuar”, ushpreh tekniku katalanas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus