Kyresore » 2012 » Qershor » 20 » Meireles: Portugalia si Chelsea
1:52 PM
Meireles: Portugalia si Chelsea
Ata ndoqën Gjermaninë duke lënë jashtë Hollandën favorite dhe nordikët e Danimarkës. Portugezët janë në çerekfinale të Euro 2012 ku do të ndeshen me Çekinë dhe mesfushori i tyre, njëkohësisht edhe i kampionëve të Europës për klube, Chelsea, Raul Meireles, thotë se ekziston një shembull që ai e njeh shumë mirë dhe që mund të shfrytëzohet nga "luzitanët"."Kur erdhëm në këtë turne, askush nuk na cilësoi favoritë, pak a shumë po ashtu si Chelsea, ku askush nuk tha se ishim favoritë. Ne duhet të përballemi me realitetin dhe e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Shembulli më i mirë ishte ai i Chelsea në Champions Leahue. Deri tek ndeshja e radhës kemi pak kohë dhe nëse do ta menaxhojmë situatën si tek Chelsea, ëndrra do të bëhet realitet".
Si te Chelsea apo jo, sërish Raul Meireles e sheh Portugalinë e tij në gjysëmfinalet e Europianit.

"Ndihemi shumë mirë pas ndeshjeve në grupe, ndaj do të përpiqemi të vazhdojmë kështu. Pra, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivat, që do të thotë të dalim në gjysmëfinale", u shpreh Meireles.

Çerekfinalja e Euro 2012, Çeki-Portugali luhet nesër më datë 21, ora 20:45.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus