Kyresore » 2012 » Shkurt » 2 » Mërgim Brahimi, ylli i ri i Kombëtares shqiptare
12:59 PM
Mërgim Brahimi, ylli i ri i Kombëtares shqiptare
Një yll i ri pritet të shpërthejë me kombëtaren shqiptare të futbollit. Ai është Mërgim Brahimi, anëtari i skuadrës Grasshopers në Zvicër, i cili vitin e kaluar pati një ngritje të madhe në karrierën e tij. Ai debutoi me skuadrën e parë të Grasshopersit, ndërsa gjithashtu debutoi me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë, ku ra në sy me paraqitjet e tij. Mërgim Brahimi dhe Armando Sadiku konsiderohen favoritë për të bërë kalimin nga U-21 e Shqipërisë në kombëtaren A. Mërgimi, që luan në mesfushë, gjatë një prononcimi për të përditshmen kosovare Sport, u shpreh i lumtur me këtë fakt. Nuk e di ende nëse do të ndodhë një gjë e tillë, por nëse ndodh, do të ndihesha shumë i gëzuar. Të zëvendësoj Ervin Skelën e Altin Lalën? Ata janë lojtarë shumë të mirë dhe për mua do të ishte arritje e madhe nëse do të aktivizohem në pozicionet e tyre,  shpjegoi talenti kosovar. Edhe pse ka luajtur disa ndeshje me Grasshopersin, ai akoma nuk është shndërruar titullar i padiskutueshëm. Synimi i këtij për këtë vit është pikërisht ky: aktivizimi titullar me Grasshopersin si dhe grumbullimi nga italiani Gianni De Biasi. Synimet e mia për të janë që të jem në formacionin bazë që futet në fushë, si dhe shumë shpejt të jem pjesë e Kombëtares A, deklaroi Brahimi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus