Kyresore » 2012 » Maj » 11 » Shaqiri nuk mendon të luajë në Olimpiadë
12:54 PM
Shaqiri nuk mendon të luajë në Olimpiadë
Mesfushori kosovar i Baselit, Xherdan Shaqiri, thotë se ka pak gjasa që t'i bashkohet Përfaqësueses së Zvicrës për pjesëmarrje në lojërat olimpike "Londra 2012". Shaqiri 20-vjeçar në verë do të jetë pjesë e skuadrës gjermane Bayern Muenchen dhe ai synon të tregojë veten te skuadra bavareze gjatë fazës përgatitore. "Duket se do të mbetem në Bayern. Te Bayerni shumë lojtarë do të pushojnë pas Evropianit dhe unë dua të tregoj veten në fazën përgatitore", ka thënë Shaqiri, shkruan gazeta zvicerane "Blick" të enjten. Më herët FIFA i ka obliguar skuadrat që të lirojnë lojtarët që janë më të rinj se 23 vjet për të luajtur me përfaqësueset e tyre në Lojërat Olimpike. Mirëpo, Shaqiri e sheh më të arsyeshme që të qëndrojë te Bayerni dhe të dëshmohet nga dita e parë. Ai është përfshirë në listën e zgjeruar të Zvicrës për LO "Londra 2012" së bashku me shtatë futbollistë tjerë shqiptarë, që janë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Vullnet Basha, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Granit Xhaka e Admir Mehmedi 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus