Kyresore » 2012 » Tetor » 19 » Mesi barazon rekordin e Batistutës (+VIDEO)
9:45 AM
Mesi barazon rekordin e Batistutës (+VIDEO)
Lionel Mesi duket se do të thyejë çdo rekord të mundshëm edhe me kombëtaren argjentinase të futbollit ku është lider i padiskutueshëm. Ndonëse kritikohet se nuk jep me fanellën e kombëtares aq sa jep me Barcelonën, statistikat tregojnë të kundërtën pasi ylli argjentinas ka arritur të barazojë një rekord të rëndësishëm, atë të numrit të golave të shënuar brenda të njëjtit vit kalendarik, të cilët janë në videon e mëposhtme.Gjatë vitit 2012, Mesi ka shënuar 12 gola me Argjentinën, ashtu siç bënte Gabriel Batistuta në vitin 1998. Por sulmuesi i Barcelonës ka një mundësi të mirë për të kaluar golashënuesin legjendar argjentinas në miqësoren e muajti nëntor, ku Argjentina vihet përballë një kundërshtari jo shumë të fortë, Arabisë Saudite.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus