Kyresore » 2012 » Shkurt » 20 » Mesi: Kjo është Barcelona!
10:49 AM
Mesi: Kjo është Barcelona!
Kush e tha që Lionel Mesi është në krizë!? Kundërpërgjigja e argjentinasit në sfidën kundër Valencias ka qenë mjaft e qartë me katër gola e tij që e çojnë në 27 numrin e rrjetave të tundura në 23 ndeshje kampionat. Por "Pleshti” është kënaqur më tepër me faktin që skuadra i është kthyer paraqitjeve spektakolare duke kaluar momentin e vështirë të disa javëve më parë."Nuk e filluam ndeshjen mirë dhe fatkeqësisht u gjendëm në disavantazh. Por pastaj skuadra bëri një ndeshje të jashtëzakonshme dhe ne iu kthyem lojës së bukur”.
"Gjëja më e rëndësishme është skuadra, jo golat e mi. Sot kemi bërë më të mirën dhe kjo është ajo që ka rëndësi dhe më kënaq më shumë”."Guardiola? Trajneri do të marrë vendimin e tij kur ta shohë të arsyeshme por të gjithë ne duam që ai të vazhdojë”, ishin fjalët e Mesit pas ndeshjes ku u bë lojtari më i ri në moshë që aktivizohet në 200 ndeshje kampionati me fanellën e Barcelonës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus