Kyresore » 2012 » Prill » 27 » Mesi: Mendoja se do ishim në Mynih!
10:11 AM
Mesi: Mendoja se do ishim në Mynih!
Pak fjalë, por zhgënjimi duket qartë në mesazhin që Lionel Mesi ka bërë për tifozët e tij nëpërmjet një prej rrjeteve sociale më popullor në Kinë. Sipas asaj që raporton e përditshmja argjentinase "Ole”, futbollisti ka treguar zhgënjimin e tij të madh për këtë eliminim nga Liga e Kampioneve."Kemi pësuar një tjetër goditje të rëndë. Të gjithë e kanë parë që dhamë gjithçka në dy ndeshjet e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, por nuk ia dolëm mbanë”.

"Mendoja se do të shkonim në Mynih. Tani na mbetet të luajmë ndeshjet e kampionatit dhe të finales së Kupës së Mbretit. Sezoni e ardhshëm do të tentojmë përsëri”, ishte premtimi që ylli argjentinas ka bërë për tifozët e tij.

Mesi do të kthehet në një lojtar edhe më të rëndësishëm te Barça nëse Guardiola vendos të largohet pasi nga këmbët e tij do të varet ecuria e ekipit nën drejtimin e një trajneri të ri që normalisht do të bazojë gjithçka te aftësitë e argjentinasit..
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus