Kyresore » 2012 » Janar » 13 » Mesi: Ndërroj dy “Topa të Artë” për një Kupë Bote
9:51 PM
Mesi: Ndërroj dy “Topa të Artë” për një Kupë Bote
Fituesi i trefishtë i "Topit të Artë”, Lionel Mesi, ka siguruar në një intervistë të dhënë për "France Football” se heq dorë nga fitorja e këtij trofeu për dy vitet e ardhshme, për ta rifituar në vitin 2014, pasi kjo do të thotë se Argjentina ka fituar Kupën e Botës.
"Fitorja e "Topit të Artë” në vitin 2014 do të ishte maksimumi. Kjo do të nënkuptonte se Argjentina shpallet Kampione Bote. Jam i gatshëm që të heq dorë nga ky trofe për dy vitet e ardhshme për t’u shpallur më pas Kampion Bote”, ishin fjalët e argjentinasit.Sipas tij, në vitin e ardhshëm do të jetë një futbollist evropian ai që do të ngrejë lart këtë trofe pasi luhet Kampionati Evropian dhe ekipi fitues mund të nxjerrë një kandidat të fortë."Nëse Franca ecën mirë, Benzema është një kandidat serioz, po ashtu si Ronaldo, Runi apo italianët”, tha ai. Megjithatë, Mesi bëri të qartë se do të dëshironte që "Topi Artë” të mbetej pronë e Barcelonës nëse nuk e fitonte ai në vitin e ardhshëm. "Kam fatin të jem pjesë e një klubi të jashtëzakonshëm, të përbërë nga lojtarë të mëdhenj dhe persona të shkëlqyer”.Mesi pranoi se këtë vit e priste suksesin në ceremoninë e "Topit të Artë”, në kundërshtim nga viti i kaluar kur u çudit kur u shpall fitues pasi mendonte që dy kandidatët kryesorë ishin Ksavi dhe Iniesta. "Por këtë radhë nuk përgatita asnjë fjalim, nuk shkrova asnjë shënim. E ndjeja që duhej të falënderoja shokët e ekipit dhe sidomos Ksavin. Unë "shef” në dhomat e zhveshjes për taktikën?! Absolutisht jo! Kemi një trajner të shkëlqyer që ka qenë vendimtar në çdo sukses tonin”, përfundoi talenti argjentinas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus