Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » Messi dhe Del Bosque, më të mirët
5:57 PM
Messi dhe Del Bosque, më të mirët
Revista ‘World Soccer’ ka shpallur Messin si futbollistin më të mirë, Vicente Del Bosque si trajnerin më të mirë dhe Spanjën si skuadrën më të mirë të vitit 2012. Argjentinasi i Barcelonës ka marrë 47,33% të votave, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 19,01% dhe Andres Iniestën me 9,77%. Votat janë dhënë nga tifozët dhe një juri e specializuar.Kjo është hera e tretë që Messi përzgjidhet lojtari më i mirë i vitit nga kjo revistë që i dedikohet futbollit. Gjithashtu revista ka publikuar edhe formacionin më të mirë të vitit: Iker Casillas, Philipp Lahm, Sergio Ramos, Vincent Kompany, Jordi Alba, Andrea Pirlo, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Leo Messi, Radamel Falcao dhe Cristiano Ronaldo.Skuadra më e mirë është shpallur kombëtarja e Spanjës, ndërsa tekniku i saj, Vicente Del Bosque, është shpallur trajneri më i mirë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus