Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Messi drejt rekordit të golave
1:07 PM
Messi drejt rekordit të golave
Dy golat e realizuar nga futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi, në fitoren 7-0 të Barcelonës ndaj Valekanos, e kanë afruar argjentinasin drejt një tjetër rekordi. Topi i Artë në fuqi mund të firmosë një tjetër finish historik në sezonin e fundit që po mbyll nën urdhrat e trajnerit Guardiola, i destinuar të largohet pas këtij muaji. 
 Lionel Messi ka arritur portugezin Cristiano Ronaldo me 43 gola në klasifikimin e shënuesve më të mirë në La Liga, ndërsa u ngjit në kuotën e 65 golave sezonalë të shënuar në të gjitha turnetë ku merrte pjesë Barca. Aktualisht Messi është vetëm dy gola larg rekordit absolut të Gerd Müller, që në sezonin 1972-73 me fanelën e Bayern-it shkroi historinë. Kur duhen edhe 3 ndeshjen në kampionatin spanjoll, si dhe me finalen e Kupës së Mbretit në dispozicion, argjentinasi ka nevojë vetëm për të mbajtur mesataren e zakonshme të shënimit, në mënyrë që të thyejë këtë rekord prestigjioz.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus