Kyresore » 2012 » Gusht » 20 » Messi: Duam të fitojmë gjithçka
11:39 AM
Messi: Duam të fitojmë gjithçka
Lionel Messi pas fitores 5-1 të Barcelonës, në ndeshjen e parë të La Ligës për këtë sezon kundër Real Sociedad, shfaqet mjaft i kënaqur me paraqitjen e ekipit blaugrana. Argjentinasi i cili në "Camp Nou” ishte dhe autori i dy golave, në intervistën për televizionin katalanas zbulon synimet për sezonin 2012-2013."Jemi një skuadër e cila dëshiron të vazhdojë të fitoj tituj të rëndësishëm për klubin. Dua t’i fitoj të gjitha ashtu sic dëshiron dhe trajneri Vilanova. Do të jetë e vështirë por ne do të bëjmë të pamundurën. Është e rëndësishme kur kampionatin e nis me fitore. Edhe pse kemi teknik të ri, filozofia e ekipit është e njëjtë.”Messi foli gjithashtu për SuperKupën e Spanjës përballë Realit të Madridit dhe sulmuesi parashikon dy ndeshje të vështira."Këto dy takme nuk do të jenë aspak të lehta, pasi kundërshtari jonë është me shumë përvojë.Celsi i sukesit është që të gjithë lojtarët të aktivizohen maksimalisht në mënyrë që të shënojmë gola.”Ndeshja e parë për SuperKupën e Spanjës mes Barcelonës dhe Realit do të luhet më 23 Gusht në "Camp Nou” kurse takimi i dytë do të jetë vetëm 1 javë më pas në "Santiago Bernabeu”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus