Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Messi, gjeniu i Shekullit të 21-të
1:58 PM
Messi, gjeniu i Shekullit të 21-të
Jorge Valdano thur elozhe për Lionel Messin. Ish Drejtori Sportiv i Real Madrid, i intervistuar nga argjentinasja "Telam", ka folur për yllin e Barcelonës, duke e quajtur si "Gjeniun e parë të shekullit të 21-të"."Messi tashmë nuk habit askënd pasi na ka mësuar me gjëra të mahnitshme. Por po bëjmë edhe padrejtësi: Ai sapo ka thyer rekordin europian për shënimin e golave në një sezon (72) por lajmi nuk ka patur jehonën që duhej të kishte. Gjenitë normalisht kanë një pikë ku ndalen por ai vazhdon ende të habisë. Edhe kur luan keq ai sërish është te më të mirët e ndeshjes", u shpreh Valdano.Më pas argjentinasi foli edhe për ish teknikun e Barcelonës Pep Guardiola, për të cilin u shpreh: "Guardiola? Ajo që le janë idetë dhe vlerën e tyre".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus