Kyresore » 2012 » Mars » 14 » Messi ka qenë pranë kalimit tek Reali
1:59 PM
Messi ka qenë pranë kalimit tek Reali
Lionel Mesi mund të konsiderohet makthi më i madh i madrilenëve gjatë këtyre viteve të fundit, duke parë disfatat që u ka shkaktuar me Barcelonën. Por, shumë vite më parë, ylli argjentinas mund të kishte kaluar pikërisht tek Reali dhe jo Barcelona.Këtë gjë e ka pohuar Horacio Gaggioli, agjenti i tij në vitin 2000, që bëri të mundur pikërisht transferimin e Leos tek Barcelona. "Po, Mesi mund të kalonte tek Real Madrid”, ka thënë Gaggioli.Historia nisi 12 vjet më parë, kur 13-vjeçari Lionel Mesi la Argjentinën për të bërë një provë tek Barcelona, edhe pse kishte probleme me rritjen. Përsipër e mori pikërisht Gaggioli, që ia propozoi Mesin Barcelonës. Por, në këtë kohë, Gaggioli mori një ofertë që të punonte për Real Madrid.Për këtë arsye, ai kërkoi që të merrte edhe Mesin me vete. Por, ishte vonë. Barcelona kishte nisur punën për të kuruar Mesin që të rritej me efekte pozitive, ndërsa Mesi kishte bindur në fushë drejtuesit e Barcelonës.Pra, një histori që sot mund të ishte ndryshe. Për fatin e Kristiano Ronaldos, kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë mund të jetë pikërisht ai idhulli i madrilenëve, në mungesë të Mesit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus