Kyresore » 2012 » Dhjetor » 1 » Messi merr topin e art nga kosovarët
1:36 PM
Messi merr topin e art nga kosovarët
Nëse do të pyeteshin kosovarët, atëherë Lionel Messi do të fitojë edhe për herë të katërt radhazi Topin e Artë, duke thyer kështu çdo rekord në botën e futbollit. Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA, para dy ditësh zbuloi tre emrat, Messi, Ronaldo e Iniesta si kandidatë për Topin e artë këtë vit dhe ekspertët ndërkombëtare parashikojnë rezultat të ngushtë në mes të Messit dhe Ronaldos. Mirëpo, jo edhe kosovarët për të cilët super ylli i Barcelonës, është pa diskutim futbollisti më i mirë në planet, i cili edhe kësaj radhe do të rrëmbej topin e artë duke u bërë i vetmi me katër trofe të tillë. Përkundër faktit që Ronaldo me Real Madridin arriti të fitoj La Ligën duke qenë futbollisti kryesorë me mbretërit sipas shijeve dhe kritereve të trajnerit më të suksesshëm në Kosovë, Bylbyl Sokoli, argjentinasi është një shkallë më lartë se portugezi . "Përfundimisht Messi do ta shpallet përsëri futbollisti i vitit”, tha Sokoli i cili shtoi "ai ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë vit sikur edhe më herët dhe është duke thyer rekord pas rekordi. Ndeshjet e tij kanë qenë të mahnitshme për tu parë dhe e meriton përsëri topin e artë”. 

Edhe një tjetër votë yllit argjentinas ia jep trajneri Hysni Maxhuni. Sipas tij, "pleshti i vogël” është i pakapshëm. Madje pa ngurrimin më të vogël ai e shpall argjentinasin si më të mirin në botë. "Sigurisht Messi do të shpallet më i miri " tha Maxhuni. 

 "Edhe Ronaldo e Iniesta janë futbollistë shumë cilësor mirëpo Messi është i mrekullueshëm. Ai është thjeshtë i pakrahasueshëm. Ndërmjet tij dhe Ronaldos ekziston dallim i madh. Messi mendon më shpejt, lëvizë më shpejt, shënon më shumë gola, bënë asistime më të bukura dhe më shumë, luan më shumë me skuadrën. Të gjitha këto bëjnë që ai të jetë i veçantë, të jetë më i miri”, shtoi Maxhuni. 

Tri herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella e cilëson si të fortë garën e sivjetmë për "Topin e artë”. "Cilido që të zgjidhet nuk do të ishte rastësi pasi që të tre e kanë dëshmuar vetën gjatë këtij viti dhe e meritojnë Topin e artë”, tha Zhdrella. "Mirëpo do ta kisha veçuar Messin, pasi që është futbollisti më i mirë në botë sipas mendimit tim. Ai është shumë i talentuar dhe shumë i thjeshtë në të njëjtën kohë. Kjo më bënë që ta zgjedh Messin, pasi që pavarësisht sa i madh është në fushë ai është shumë modest edhe jashtë saj dhe kjo thjeshtë e bënë futbollistin më të kompletuar në planet”, tha sulmuesi 24 vjeçar. 

Ndërsa gjyqtari më i mirë viteve të fundit në futbollin kosovar, Përparim Hasani, edhe pse mendon se do të ishte më e vështirë të referonte një ndeshje të Ronaldos, ai përsëri zgjedh Messin. "Mua më pëlqen Messi më shumë edhe pse mendoj se do të ishte më e vështirë të referohej Ronaldo në një ndeshje për shkak të shpejtësisë së tij”, tha Hasani. Vendimi i FIFA-së për futbollistin më të mirë në botë do të jepet me 7 janar të vitit 2013 në Zurich, ku edhe do të zbulojmë se sa patën të drejt kosovarët në gjykimin e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus